• |
ide | kryesore

Covid-19 në Shqipëri/ 33 raste të reja dhe një viktimë në 24 orët e fundit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka përditësuar të dhënat e fundit sa i përket përhapjes së pandemisë në vendin tonë. Në njoftimin e ministrisë thuhet se janë kryer 666 testime nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 33 qytetarë.  Po ashtu, fatkeqësisht, në 24 orët e fundit ka një humbje jete me Sars-Cov2. Mësohet se ka ndërruar jetë një qytetar nga Tirana, 78 vjeç.

Në të gjithë vendin janë 358 pacientë aktivë me Covid-19. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 8 pacientë. Janë shëruar 42 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 270,608 që nga fillimi i epidemisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *