• |
ide | kryesore

Video/ Juventus në finalen e Kupës së Italisë: Bernardeschi e Danilo çojnë Allegrin përballë Interit

-Instant, Sport, Video



Finalja e Kupës së Italisë 2021/2022 do të jetë Inter-Juventus. Pas fitores së ngushtë në Franchi, skuadra e Allegrit mposht 2-0 Fiorentinën edhe në ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales dhe fiton të drejtën e kalimit për aktin e fundit të turneut. Në Stadium u luajt me ritme të larta dhe rivalitet të fortë. Pas një fillimi të mirë për Violën dhe disa rasteve të humbura nga Vlahovic, gafa e Dragoëskit që doli bosh i dha mundësinë Bernardeschit (32′) të zhbllokonte ndeshjen me një goditje fantastike me të majtën. Gol që në fakt shënjoi ndeshjen dhe kualifikimin e bardhezinjve. Në pjesën e dytë, Fiorentina tentoi të reagojë, por bardhezinjtë mbrojtën rezultatin, goditën shtyllën me Zakarian dhe në shtesë mbyllin llogarinë me Danilon (94′), që shënoi me kokë golin e dytë.

Juve i dhuron kështu vetes finalen e Kupës së Italisë kundër Interit (në 11 maj në Olimpico), Allegri mundësinë e tij të pestë personale (gjithmonë me bardhezinjtë). Për torinezët është fitorja e tretë në tre ndeshjet sezonale ndaj Fiorentinës: në dy të mëparshmet skuadra e Allegrit kishte fituar ngushtë 1-0, ndërsa sonte kaloi me rezultatin 2-0, në pritje të përplasjes së katërt, në javën e fundit të kampionatit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *