• |
ide | kryesore

Nuk shkon mirë me Wandën, edhe i vëllai e braktis: “Kam probleme ekonomike, por ‘milioneri’ nuk më ndihmon”

-Instant, Sport



Mes Ivana Icardit dhe vëllait të saj Mauro prej disa kohësh nuk shkojnë mirë gjërat, për shkak të përplasjeve të saj me kunatën Wanda Nara. Të dyja nuk e durojnë dot njëra-tjetrën dhe për këtë arsye është cënuar edhe marrëdhënia vëllazërore mes sulmuesit të PSG-së dhe të motrës. Në episodin e fundit të kësaj telenovela, që vazhdon prej 3 vitesh, Ivana Icardi ka thumbuar Mauriton, fajtor se nuk e ka ndihmuar në një kohë vështirësie ekonomike.

Historia nisi në vitin 2019 kur Ivana akuzoi Wanda Narën se ishte martuar me vëllain e saj vetëm për leverdi (“Po të kishte qenë kasap, ajo nuk do të ishte lidhur me të. Ajo e sheh atë si një bankomat të gjallë”). Fjalë të cilat u pasuan me një padi nga Wanda dhe një kundërpërgjigje nga influencuesja që e akuzoi atë si shkaktaren kryesore të ftohjes me Mauron.

Histori e përfunduar? Aspak, në një intervistë të fundit për MTDM, Ivana tha se po kalonte një periudhë të vështirë pas ndarjes me Hugo Sierran, me të cilin disa muaj më parë lindi edhe një vajzë. “Familja ime më ndihmon me përjashtim të vëllait, milionerit…”, ka treguar ajo në intervistë.

“Mendoj gjithmonë për të ardhmen, duke u kujdesur që të mos përfundoj nën urë, edhe pse kam një pjesë timen që shpenzon shumë”, tha Ivana duke shpjeguar një nga shkaqet e vështirësive të saj financiare. Unë kam një problem me rrobat, sa herë që shoh diçka të bukur them ‘është perfekte për mua, do të më dukej shumë’ pastaj kur kthehem në shtëpi më duket e tmerrshme. Por unë e blej në atë moment. Pastaj e shes”.

Më pas autokritika: “Nuk është dicka e mirë, nuk krenohem sepse mund të kisha kursyer më shumë, nëse nuk do të kisha shpenzuar për veshje. Tani kam një vajzë të vogël me mua dhe në një moment do të fillojnë shpenzimet e vërteta, kështu që tani si nënë mendoj se duhet të qetësohem kur vjen puna për të blerë rroba, për të blerë ato marrëzi!”. Më pas ajo e përfundoi videon duke shpjeguar se cila është puna e saj aktuale: “Unë jetoj me rrjetet sociale, ato që më japin të ardhura pothuajse çdo muaj janë rrjetet sociale. Por e di që televizioni dhe rrjetet sociale nuk janë përgjithmonë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *