• |
ide | kryesore

Sharon Osbourne:Operacioni plastik më shkatërroi fytyrën

-Instant, Paparazzi, Slider



Sharon Osbourne ka folur së fundmi për ndërhyrjet e saj estetike.

Në një intervistë për “Sunday Times”, Sharon rrëfeu se nuk ishte i kënaqur me rezultatet e procedurës së saj më të fundit të kirurgjisë plastike.

“Kam bërë një tërheqje të plotë të fytyrës në tetor dhe dukesha si një nga ato mumiet mbretërore që i mbështjellin me fashë, deklaroi Sharon. “Më dhimbte si ferr. Ti nuk ja ke idenë.”

Procedura zgjati pesë orë e gjysmë, dhe Osbourne trefgoi se  dukej “e tmerrshme” më pas.

“I thashë kirurgut: Je duke bërë shaka’. Një sy ishte ndryshe nga tjetri. Unë dukesha si një  Ciklop”, kujton personaliteti televiziv.

Ajo nuk ishte e vetmja e pakënaqur me rezultatet. Burri i saj, Ozzy Osbourne, i tha asaj: “Nuk më intereson sa kushton, ne do ta rindërtojmë”.

Ish-bashkëprezantuesje i “The Talk” ndan tre fëmijë – Aimee, 38, Kelly, 37 dhe Jack, 36, me rokerin 73-vjeçar.Kjo nuk është hera e parë që ajo flet për operacionet plastike.Në  librin e vitit 2013 “Unbreakable”, Sharon zbuloi se ka bërë ndërhyrje në qafë,këmbë dhe fytyrë./Lapsi.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *