• |
ide | kryesore

Vetëm 7 raste të reja me Covid-19 në Kosovë në 24 orët e fundit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Shtatë persona pozitivë dhe asnjë humbje jete. Këto janë shifrat që publikoi ministria e Shëndetësisë në Kosovë për 24 orët e fundit.

Në total numri i rasteve aktive është 428.

Detaje: 

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon në 24 orët e fundit janë dhënë 62 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë
1.825.458 doza të vaksinës.
Deri më sot 821.788 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 101.226 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.
Nga 349 testime, 7 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 13 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.431.

Në total numri i rasteve aktive është 428.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *