• |
ide | kryesore

Sheik Mansour mund të lëvizë hierarkitë e Serie A: pronari i City gati të blejë 80% të Palermos

-Instant, Sport



Sheik Mansour, pronari i Manchester City është gati të zbarkojë në Itali dhe të spostojë ekuilibrat e Serie A. Në shenjestër të tij është klubi i Palermos dhe Presidenti Mirri është gati të shesë 80% të aksioneve të klubit te përfaqësuesit e City Football Group, që zotërojnë kompanitë satelitore të gjigantit anglez. Profesionistët janë vënë në punë për “due diligence” (kontrollin financiar) që i paraprin nënshkrimeve për kalimin e paketës së mazhorancës në duart e sheikut.

Projekti parashikon që pronari aktual të ruajë një kuotë aksionesh me një rol përfaqësues. Shoqëria palermitane vlerësohet rreth 6 milionë euro, por mbi të gjitha do të ketë garancinë e një fuqizimi të konsiderueshëm me kalimin e kohës. Dhe kjo nuk është dicka e vogël për skuadrën e Silvio Baldinit, që po përgatitet të luajë në play-off për t’u ngjitur në Serie B.

Palermo do të ishte vetëm pjesa e fundit e galaktikës Mansour. Pronari i Manchester City tashmë kontrollon 10 klube të tjera në mbarë botën, për një projekt që tenton t’i japë vlerë talenteve në kontinente të ndryshme. Klubet e Sheik Mansour kanë dukshëm një vizion global dhe marka Palermo e lejon të shohë drejt objektivëve ambiciozë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *