• |
ide | kryesore

“Sot ishim me fat”: Allegri kritikon hapur Juventusin për ikjen e Ronaldos e për titullin ka “një të preferuar”

-Instant, Sport



Max Allegri i gëzohet tre pikëve të fituara ndaj Venezias, pavarësisht se e konsideron aspak brilante performancën e Juventusit të tij: “Patëm një qasje të mirë, duke goditur në portë disa herë dhe duke gjetur golin menjëherë, më pas u tërhoqëm shumë dhe që në pjesën e parë rrezikuam ta pësonim disa herë – shpjegoi trajneri në fund të ndeshjes – Në pjesën e dytë goli ishte në ajër, u treguam të aftë dhe madje pak me fat që rikuperuam, kundër një Venezia të mirë. Është e vështirë të flasësh për teknikë dhe lojë të mirë në këtë moment, u bëmë tre muaj që luajmë me të njëjtët lojtarë dhe me shumë presion mbi vete. Hyrja në katër më të mirët është një rezultat i madh.”

Më pas trajneri livornez u ndal te performanca e Mirettit, debutuesit 18 vjecar në radhët e bardhezinjve: “Ai është dikush që di të luajë futboll, përpiqet ta luajë topin përpara dhe kjo është një shenjë e mirë. Ai luajti me personalitet të madh, në pjesën e parë skuadra u mbështet shumë te ai dhe jam i lumtur. Natyrisht ai është vetëm 18 vjeç dhe ka hapësirë të madhe për t’u përmirësuar. Duhet të falënderojmë të gjithë sektorin e të rinjve që e kanë shoqëruar që nga mosha 8-vjeçare – tha tekniku që më pas iu rikthye cështjes së ‘ikjes së trurit’ për faktin që nuk luajti dot titullin deri në fund: “Unë e kam më shumë me veten, edhe pse mund të bëhen shumë diskutime, si largimi i Ronaldos apo dëmtimet traumatike. Por unë mundohem të shoh anën pozitive, ndoshta një kalim i raundit me Villarrealin mund të na kishte kushtëzuar në garën për vendin e katërt, duke na marrë akoma më shumë energji, duke parë se lojtarët janë gjithmonë këta”.

Tekniku ka komentuar edhe provën e Vlahovic: “Ai është i pranishëm në lojë, ka bërë edhe gjëra të mira sot. Por duhet të qëndrojë më i qetë, sepse ndonjëherë dëshiron të bëjë më shumë se cmundet kur e ka topin në këmbë. Duhet të gjejë ekuilibrin. Të luash për Juventusin padyshim që është ndryshe nga të luash për Fiorentinën, ku ke më pak presion”.

Në fund një koment edhe për luftën për titull: “Kush fiton? Nuk e di, nuk do ta them, le të themi se është një luftë e bukur. Unë kam një të preferuarin tim”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *