• |
ide | kryesore

25 km tunele, rusët rifillojnë sulmet në fabrikën e çelikut në Azovstal

-Instant, Lajme, Planet



Forcat ruse rifilluan përpjekjet e tyre të mërkurën për të kapur fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol, ku qindra pjesëtarë të shërbimit ukrainas janë strehuar për javë të tëra, tha një zyrtar ukrainas.

“Ata u përpoqën të çajnë urën që shërbeu si një portë për evakuimin  e civilëve nga uzina” tha në Telegram Petro Andriushchenko, një këshilltar i kryetarit të bashkisë së Mariupolit.

“Pa sukses”, përfundoi ai.

Tre ditë më parë të gjithë të moshuarit, gratë dhe fëmijët u evakuuan nga fabrika e çelikut.

Forcat ukrainase po qëndrojnë në fabrikën e bombarduar rëndë, pjesa e fundit e qytetit që nuk është nën kontrollin rus.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *