• |
ide | kryesore

Dy shqiptarë të plagosur gjenden në mes të rrugës në Itali

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Dy shqiptarë janë gjetur të plagosur me thikë, në zonën e Villa Raspa di Spoltore në Pescara të Italisë. Raportohet se dy të plagosurit janë evidentuar të shtrirë në anë të rrugës nga kalimtar të rastit. Sipas mediave italiane bëhet e ditur se dy shqiptarët e plagosur janë: Elvis Balani, 41 vjeç dhe Leon Cako, 39 vjeç.

Ai që i zbuloi ka qenë një kalimtar i rastit i cili po udhëtonte me makinë në rrugën ku ishin plagosur dy shqiptarët. Ai ka parë lëvizjen e tyre dhe ka ndaluar. Më pas kalimtari ka vërejtur se të dy burrat ishin të plagosur me thikë. Menjëherë u dha ndihmën e parë dhe i dërgoi në spital. Shtypi italian raporton se 41-vjeçari Balani është në gjendje më të rëndë. Kurse 39-vjeçari Cako ka plagë në këmbë.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *