• |
ide | kryesore

Liverpool, në finale me Salah e Van Dijk: Reds kërkojnë pokerin, për të barazuar rekordin e Celtic

-Instant, Sport



Gjithcka nis nga një siguri: 3 finale të arritura nga Liverpool këtë sezon. Reds kanë fituar tashmë dy, të dyja me penallti dhe gjithmonë duke mundur Chelsea. League Cup në fund të shkurtit dhe tani FA Cup falë penalltisë vendimtare të grekut Kostas Tsimikas, i cili bëri të vlente pritjen e Alisson ndaj Mount. E tani, Klopp e të tijtë nuk mund të mos ëndërrojnë një poker të mundshëm, të jashtëzakonshëm, titujsh: në shënjestër janë finalja e Champions League kundër Real Madrid më 28 maj në Paris dhe, pse jo, përpjekja për të bërë një goditje surprizë ndaj Manchester City në Premier League.

Një arritje kjo e fundit që u bë më e mundshme nga barazimi 2-2 i City në shtëpi ndaj West Ham. Liverpool do të vizitojë Southampton të martën për të shkuar në -1 në renditje. Në javën e fundit, Reds do të presin Wolverhampton, ndërsa Manchester City do të përballet me Aston Villan, me skuadrën e Guardiolës, në epërsi në diferencën e golave, kështu që do të jetë kampion edhe në rast se e mbyllin Premier me pikë të barabarta.

Gjithcka për t’u luajtur në finalen e Champions League kundër Realit, që u arrit duke mposhtur Villarreal në Spanjë 3-2. I vetmi shqetësim për Klopp ishte gjendja e Van Dijk dhe Momo Salah që dolën të dëmtuar nga finalja me Chelsea. Trajneri ka siguruar se të dy nuk kanë asnjë problem serioz, por vetëm lodhje muskulore dhe, për këtë arsye, ata do të jenë rregullisht në dispozicion kundër Realit për ta tërhequr Liverpoolin në suksesin e tretë e më prestigjiozin, e një sezoni që mund të futet në histori.

VETËM NJË POKER TROFESH NË HISTORINË E FUTBOLLIT
Deri më sot, e vetmja katërshe trofesh (që padyshim është e mundur vetëm kur ekziston kupa e dyfishtë kombëtare dhe për shembull është e pamundur të arrihet në Itali, Spanjë apo Gjermani) në histori, u fitua nga Celtic në sezonin 1966/67. U mbiquajt ‘Year of Triumph’ (Viti i Triumfit): bardhejeshilët të udhëhequr nga Jock Stein mposhtën Interin e Helenio Herreras në finalen e Kupës së Kampionëve dhe falë suksesit të tyre të dyfishtë në kupat kombëtare (Kupa Skoceze dhe Kupa e Ligës Skoceze) skuadra e Glasgout fitoi gjithçka që mund të fitohej në një sezon të vetëm sportiv. Nga 65 ndeshjet e sezonit, ata humbën vetëm katër.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *