• |
ide | kryesore

Dështon raundi i tretë/ PS gati emrin e presidentit në raundin e katërt

-Instant, Kryesore



Raundi i tretë për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit është djegur! Tani PS do të dalë me emrin e  të përzgjedhurit të saj që do të marrë detyrën në 24 korrik. “Ne nuk do ta lëmë vendin pa President. Në raundin e katërt dhe të pestë, Kushtetuta ka përcaktuar se askush nuk mund të marrë më peng procesin. Kemi ardhur në momentin e përmbylljes së tij” deklaroi sot Taulant Balla. Mbledhja e Komisionit të Ligjeve, që zgjati vetëm 4 minuta, të cilën edhe grupi i opozitarëve të përfaqësuar nga Alibeaj e bojkotoi, vërtetoi se as në raunsin e tretë nuk ishte depozituar asnjë kandidaturë.

Lexo me tej:

Dështon raundi i tretë i presidentit, Komisioni i Ligjeve miraton raportin pa një emër

Ndërkohë kufizimi për 84 vota për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit nuk ekziston më dhe në raundin e katërt e të pestin, socialistët kanë të drejtë që të zgjedhin presidentin e vendit. Nëse shkohet me praktikën e deri tanishme raundi i katërt do të zhvillohet të hënën tjetër dhe nëse Edi Rama do të vazhdojë ta mbajë të ngritur suspansin ai ka të drejtë ta shtyjë këtë proces deri të hënën e e dytë në mes të qershorit.

PS akoma nuk ka hedhur në publik asnjë emër por deri më tani ka përcaktuar vetëm dy kritere: një që presidenti nuk do të jeptë pjestar i grupit të saj parlamentar dhe dy që nuk duhet të ketë profilin agresidhe të të politizuar të Ilir Metës.

Në një intervistë për mediat greke, që u përkthye nga Lapsi.al, ministri i jashtëm helen duke folur për marrëveshjen e detin që do të zgjidhet nga gjykata e Hagës deklaroi se presidenti i ardhshëm do të jetë një njeri i afërt i Edi Ramës që do ta autorizojë atë ti shkojë në fund marrëveshjes me Athinën. Kjo e detyroi LSI të mbante një qëndrim të fortë këtë të hënë.

Intervista e Dendias/ Sekretet që Rama i ka besuar ministrit grek

“Pas pak ditësh, Rama do të zgjedhë gjymtyrën dhe instrumentin qorr, që ia realizon qëllimet e tij të zeza tradhtare në Presidencë. Kushdo që mbështeti dhe mbështet këtë farsë tradhtie, u bë realisht bashkëfajtor në këtë tradhëti të lartë të projektuar nga Rama.

Ramën e gënjen kot mendja sepse kufijtë detarë të Shqipërisë nuk shiten kurrë se i përkasin popullit që i ka mbrojtur me gjak dhe do t’i mbrojë përsëri deri në fund” deklaroi Petrit Vasili.

Ndonëse në fjalët e numrit 2 të LSI-së kishte një kunjë të dukshme për ata që u bënë fasadë e këtij procesi Enkeleid Alibeaj nuk e ka parë veten as të përdirur as të tallur që mori pjesë në të: “Jo as i penduar, i tallur jo e jo, pasi nuk besoj se mund të ketë dinjitet Balla Rama apo ndonjë nga këta të ketë mundësi të tallet. Zgjedhja e Presidentit të Republikës kërkon një proces serioz. Morëm pjesë në proces për të mosvazhduar me historinë e bojkotit. S’marrim pjesë atje, s’marrim pjesë këtu se këta janë hajdut, po hajdut janë e dimë. Ama detyrimin nuk e kishim ndaj këtyre, por e kishim ndaj popullit shqiptar.

Fillimi i procesit/ Kukullat një përdorimshe të farsës me president

Sfida jonë është a jemi më të zotë të përçojmë zërin dhe ndjesinë e atyre që na kanë votuar. Nëse dështojmë këtu do të thotë se jemi të dështuar, nëse nuk dështojmë do të thotë se e kemi përmbushur misionin tonë.”, tha Alibeaj pas dështimit të raundit të tretë dhe të fundit kur opozita mund të vinte kushte.

Tani gjithçka është në dorë të Ramës i cili për një kohë të gjatë ka rrefuzuar të bëjë publik një emër duke e zhveshur nga çdo lloj transparence për publikun këtë proces dhe duke imponuar thjeshtë personazhin që ka në mendje ai. Nuk do të jetë çudi që ashtu si shumë ministre kukulla, presidenti i ri të japë intervistën e parë ku të deklarojë se e mora vesh nga TV që isha zgjedhur në krye të shtetit.

©Lapsi.al

 



3 Comments

  1. Rama tallet me cdo gje qe ben dhe pa pike turpi del e valevit OKB me ate dylberin e vet Enver Ferit Hoxha , thua se po bejne gje te madhe duke lexuar se cfare u thote USA. I duket se bejne politike debilat e pangopur shqiptasr QE MARRIN TE GJITHE DERI NE 2 RROGA PER 2 VJET. TURP!!!!

  2. “Monologu i pendesës”, për sojin më të ligë të komunistit, që është anti-komunist.

    Të besuam, të zgjodhëm, votuam për ty. Ti na rrahe, na shave, na ndave në dy. Ne u ngritëm të hiqnim nga zverku ty djall, ti na rrope, na dogje, ne dhe po na kall.

    Je pashpirt, hipokrit, pabesinë ke moral, sa dhe shokët mohon. Je mashtrues, se të mburr kur të bën fukara, ta lë fajin në derë, je pacipë, maskara.Ai ferit hoxha ka qene dhe dylber i salihut o lepires bythe i salihut

  3. Sigurisht do vendose nje kukull femer me shume mundesi Olten ose Mimin ose Pandin. Ose nese i duhet nje kamikaz me shume mundesi ndonje anonim te shoqatave te Sorosit…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *