• |
ide | kryesore

Nations League, llogaritë e Grupit 2: ja llogaritë për vendin e parë të Shqipërisë

-Instant, Sport



Humbja me Izraelin në shtëpi u përjetua si një disfatë totale në lidhje me objektivin, sepse në fakt shanset në Grupin 2 të Ligës B në Nations League janë kompromentuar. E megjithatë, me llogari të bëra, gjithcka është e mundur, në kohën kur është bërë vetëm gjysma e rrugëtimit. Izraeli, me fitoren 1-2 në Arenën Kombëtare mori kështu kryesimin e grupit me 4 pikë, dy mbi Islandën dhe duke lënë vendin e fundit për të besuarit e Rejas me 1 pikë.

Është e kuptueshme se gjërat janë vështirësuar, pasi kemi shpenzuar ndeshjen në shtëpi kundër liderve, që kthimin do ta luajnë në Tel Aviv, por në anën tjetër lojërat janë krejt të hapura. Izraeli do të luajë pas dy ditësh në Rejkjavik kundër Islandës dhe në këtë pikë distance vetëm mund të rritet në raport me kuqezinjtë sido të përfundojë ndeshja, ku natyrisht barazimi do të ishte rezultati më i favorshëm.

Me kundërshtarët që do të kenë luajtur një ndeshje më shumë, skuadrës së Rejas mjafton të fitojë dy ndeshjet e saj për tu renditur në vendin e parë. Kjo nëse islandezët e izraelitët ndajnë pikët ose ishullorët fitojnë, ndërsa një sukses i skuadrës së Alon Hazan do t’i detyronte kuqezinjtë të shkonin në transfertën me Izraelin me alternativën e vetme fitoren me dy gola diferencë. Në këtë pikë, kur gjithcka është ende e mundshme, pikëpyetjen më të madhe shanseve për të arritur objektivin e vendos forma e treguar nga kombëtarja në dy ndeshjet e para, ku gabimeve flagrante i shtohen edhe performancat e dobëta.



1 Comment

  1. Cfare pashe dje ne ndeshjen ndaj izraelit.Shqiptaret nje ekip i corganizuar taktikisht fizikishte dhe moralishte.Mesfusha ishte pika me e dobet e ekipit.Mesfusha ishte anemike,fizikishte ne nivel shume te ulet.Taktikishte e corganizuar.Mrojtia qe duhet te jete reparti me i disiplinuar u tregua dobesia e ekipit dhe shkaku i humbjes.Portieri tregoi se eshte vertet problemi i portes dhe golave.Nese ekipi mund te arij te shenoi gol me shume mundim dhe sakrific,ky portier e ha golin ne cdo moment kur gjuhet brenda kuadratit te portes se tij dhe duhet patjeter te vari kepucet e kombetares.Broja nje lojtar qe shqiptaret duhet te krenohen.Nese ka ne ate ekip qe nuk ju ve faj ata jane dy:Reja dhe broka.Ata qe ja hedhin fajin REAS jane alabaker,idjote.Problemi me i madh i ekipit eshte pregatitja psikologjike.Futbolli boteror vetem ta studjosh eshte libri me i mire psikologjik per ekipin shqiptare.Mjafton te ndjekesh dy ndeshjet me te fresketa te campion ligue real madrid- mancester citi dhe mancester siti aston vila ,per te kuptuar sa poshte psikologjikishte eshte ekipi yne kombetare.Per tu treguar lojtareve shqiptare se futbolli fillon kur fillon fershellima e pare e nisjes se ndeshjes nga arbitri dhe mbaron ne sekonden e fundit kur arbitri fershellen mbylljen e ndeshjes.Dje pas golit te dyte te israelit per futbollistet shqiptare perfundoi ajo ndeshje.Sa qesharake te degjosh analistet sportiv shqiptare pas ndeshje dhe kritikat e tyre ndaj Reas.Ata analiste jane vertet fytyra e peshtire e futbollit shqiptare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *