• |
ide | kryesore

Protestë kundër hartës së re gjyqësore, avokatët e Vlorës bojkotojnë gjyqet javën që vjen

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Dhoma e avokatisë në Vlorë ka vendosur që të vijojë bojkotin e seancave gjyqësore edhe javën e ardhshme.

Në një takim të zhvilluar paraditen e kësaj të shtune dhoma e avokatisë ka dalë në një vendim unanim për vijim të bojkotit. Njëkohësisht është vendosur edhe për bojkot të masave të sigurisë në datat 21 dhe 22 qershor.

Në një deklaratë për mediat, kreu i dhomës së avokatisë, Durim Bajramaj tha se këtij vendimi i është bashkuar edhe dhoma e avokatisë Shkodër.

Brajaramj shprehu keqardhjen se autoritetet vendore por edhe politike në Vlorë kanë injoruar këtë vendim që i heq institucionet Vlorës.

Kujtrojmë se avokatët në gjithë vendin bojkotuan për 4 ditë seancat gjyqësore, duke kundërshtuar hartën e re gjyqësore, që lë vetëm Tiranën me gjykatë apeli.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *