• |
ide | kryesore

Katar 2022, Botërori me rregulla ndryshe: FIFA aprovon risitë teknologjike të turneut

-Instant, F1, Sport



Kupa e Botës në Katar do të jetë turneu që do të pagëzojë pozicionin jashtë loje gjysmë automatik, teknologjinë më të fundit anti-polemika. Sistemi i ri, me emrin teknik “Teknologjia e gjurmimit të gjymtyrëve”, bazohet në punën e koordinuar të 12 kamerave, të instaluara në çatinë e stadiumit dhe të dedikuara për regjistrimin e 29 pikave të dhëna për secilin lojtar (të gjitha gjymtyrët dhe ekstremitetet përkatëse), 50 herë në sekondë, duke llogaritur pozicionin e tyre të saktë në fushë, në çdo zonë, në mënyrë që të mund të bëhet një sinjalizim korrekte dhe i shpejtë.

E megjithatë, arbitrat do të mbeten në qendër të procesit të vendimmarrjes. “Arbitrat dhe ndihmësit e gjyqtarëve do të jenë ende përgjegjës për vendimin në fushë. Teknologjia do të ofrojë vetëm mbështetje të mëtejshme të vlefshme për marrjen e vendimeve më të sakta dhe më të shpejta, në veçanti, kur pozicioni jashtë loje do të jetë shumë delikat dhe shumë i vështirë” shpjegoi Collina, i cili foli gjatë një webinari të FIFA-s mbi këtë temë.

Edhe topi zyrtar i turneut, Al Rihla, do të sigurojë një tjetër element zbulimi, përmes një sensori të instaluar në qendër të sferës, i cili do të dërgojë të dhëna në dhomën e videove, 500 herë në sekondë. Sipas FIFA-s, që ka zyrtarizuar përdorimin e tij në Botërorin e ardhshëm (duke filluar më 21 nëntor), kjo është risia më e rëndësishme teknologjike në botën e futbollit, pas prezantimit të “Goal Line Technology” dhe VAR, të cilat kishin debutuar në Kupën e Botës në Rusi katër vjet më parë. Pas eksperimenteve të gjata dhe pozitive, edhe gjatë Kupës së Botës për Klube të vitit të kaluar, teknologjia e re do të mbështetet nga animacionet 3D të gjeneratës së fundit, të cilat do të shfaqen në ekranet drejtpërdrejt në stadium dhe në TV.

Kënaqësia për këtë avancim të mëtejshëm teknologjik, i cili do të duhet të garantojë vendime gjithnjë e më të sakta të arbitrit, u shpreh edhe nga presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino: “Kjo është një teknologji që vjen pas tre vitesh kërkimesh dhe testimesh, dhe për të cilën FIFA është jashtëzakonisht krenare. Sepse FIFA është e përkushtuar të përdorë teknologjinë për të përmirësuar lojën e futbollit në të gjitha nivelet”.



1 Comment

  1. Bullshit!

    Eshte bastarduar futbolli! Teknologjia e dhjeu fare!

    Po keshtu dhe F1, hyri teknologjia, nuk shihet me!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *