• |
ide | kryesore

‘LSI në protestën e 7 korrikut?’/ Kryemadhi: Kushdo që beson se Shqipëria po vidhet nga hajduti i gjatë, të jetë prezent

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka konfirmuar pjesëmarrjen në protestën e 7 korrikut, të thirrur nga kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha. Kryemadhi tha se kush mendon që shqiptarët vidhen nga hajduti Edi Rama, që paguan mbi 80 mijë dollarë çdo ditë inceneratorët, ka një arsye për të protestuar më 7 korrik.

“Sigurisht që LSI është e ftuar për të marrë pjesë në protestën e 7 korrikut. LSI dhe anëtarët e saj kanë marrë pjesë në çdo lloj proteste dhe të shoqërisë civile dhe kur kanë qenë individë të cilët kontrolloheshin nga Edi Rama për të bërë protesta për të larguar vëmendjen nga një proces tjetër që ishte shumë delikat për Edi Ramën se nuk e shqetësonte Edi Ramën rritja e çmimeve dhe nuk e shqetëson fare. Unë mbaj mend Ramën që i tha dikujt mos u merr me çmimin e naftës se unë do merrem me ty që s’ke para në xhep dhe blen naftën që ia hedh makinës tënde. Pra, çështja e protestës së 7 korrikut është një protestë që kush mendon që shqiptarët vidhen nga hajduti i gjatë Edi Rama, se ai ashtu tha s’ka hajdut të gjatë, por na doli hajdut me server, që paguan mbi 80 mijë dollarë çdo ditë inceneratorët, ka një arsye për të protestuar më 7 korrik dhe jo vetëm për këtë gjë.”, tha Kryemadhi.



3 Comments

  1. Hajduti i gjate. Duhet te denohet.
    Hajdutet e shkurter duhet ta gezojne, gjen e vjedhur.
    Cohuni o militant, dhe mbroni lideret tuaj sipas gjatesis.

  2. Gjithmon te bashkuar Monika do arrini rezultate. Lërini mënjanë mosmarrëveshjet për të mirën e vendit dhe të juaj gjithashtu.

    Mos harro se të kuqtë i shkelin të gjith për interesat e tyre, pa dallim feje, ideje e krahine. Po u ndatë ju piu e zeza të gjithëve.

  3. ne do thekim karet ne plazh me dashnoren duke pritur per diten kur do denohet hajduti i shkurter Agush Meta !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *