• |
ide | kryesore

Negociatat nisën, po sa zgjat kalvari?

-Instant, Kryesore, Lajme



Shqipëria si një nga shtatë vendet (Serbia, Turqia, Ukraina, Mali i Zi, Maqedonia, Moldavia) ka hedhur sot një hap përpara duke mbajtur konferencën e parë ndërqeveritare, që shënon edhe fillimin zyrtar të negociatave më BE-në. Por kjo është vetëm një pikë në rrugën e gjatë të antarësimit të plotë në Bashkimin Evropian, kur dihet se po ndodh 16 vite nga firmosja e marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit, dhe plot 8 vite nga marrja e statusit të vendit kandidat.

Në pikën ku ndodhet sot Shqipëria, ajo duhet ti nënshtrohet një procesi rigoroz të shqyrtimit të legjislacionit si vend kandidat për të parë se sa janë ato në përputhje me ligjin e BE-së ose me “acquis communautaire”.

Lexo me tej:

Andi Bushati: Shqiperia me prane BE, Rama me prane sovranizmit

I gjithë proicesi është i ndarë në 35 kapituj negociues, të grupuar në gjashtë grupe, që mbulojnë çdo aspekt legjislativ, të cilat të gjitha individualisht mund të mbyllen vetëm me votimin unanim të të gjitha shteteve anëtare të BE-së.

Por pyetja që shtrohet zakonisht është: kur përfundon ky kalvar i ri dhe kur mund të bëhemi anëtarë me të drejtë të plota të BE-së? 

Kroacia që ka ecur më shpejt në këtë rrugë e arriti qëllimin e saj plot tetë vite pas momentit ku ne ndodhemi tani. Por krahas asaj mund të marrim edhe shembullin e dy vendeve të tjera të ballkanit perendimor që janë Mali i zi dhe Serbia. Beogradi i nisi negociatat që Shqipëria po hap sot që në janarin e vitit 2014 dhe tani pas tetë vitesh, ka të hapur vetëm 22 nga 35 kapitujt (gjithsej ka mbyllur vetëm dy 1) Kërkimin shkencor dhe 2) Edukimin dhe kulturën).  Ndërsa Mali i Zi i hapi negociatat në qershor 2012, pra plot dhjetë vite më parë. Nga kjo ditë Podgorica ka mbyllur vetëm tre kapituj nga 35, atë të Mardhënieve me jashtë, Kërkimin shkencor dhe Edukimin dhe kulturën. 

Për të kuptuar sa e gjatë është kjo rrugë mjafton të përmendet se Turqia, një vend që ka karakteristika të vecanta, i ka nisur negociatat 17 vite më parë, pra në tetor 2005.

Çelja e negociatave/ Rama mburr në Bruksel me drejtësinë e re

Por edhe me kaq misioni nuk quhet i përfunduar sepse pasi të jenë mbyllur të gjithë kapitujt, duhet që Komisioni ti rekomandojë vendet kandidate për anëtarësim dhe ato të nënshkruajnë Traktatin e Aderimit që specifikon një datë për anëtarësim, duke e bërë atë një “vend aderues”. 

Por pastaj traktati duhet të ratifikohet mëvetësisht nga të gjithë (tani 27) vendet anëtare si dhe nga Parlamenti Evropian, i cili duhet të miratojë tekstin me shumicë absolute.

Pra ndonëse dita e sotme konsiderohet një ditë feste qëllimi përfundimtar mund të realizohet në rastin më të mirë pas dhjetë vitesh e në atë më pesimist pas dy ose më shumë dekadash.

©Lapsi.al



14 Comments

  1. Rrugetimin e Shqiperise per ne BE e pengon edhe ceta e Lulezim Bashes me 15 deputete qe mblidhet neper lokale si te ishin ilegale.

    Mungesa e opozites sot ne Bruksel eshte tregues i vazhdimit te perpjekjeve per t’i dhene Bashes nje partize te vogel, meqenese PD – qe i dha Berisha nuk e mbajti dot.

    Mendoj se deputetja Acka duhet te flase holandisht me Lulin dhe çetën e tij.

    1. Po negociatat jane hapur qe ne 2016!!!

      Pse u hapen prape?

      Ne pidh te semes do veje me ramen ky vend!

      Negociata per me pak se 2 milione banore! Pas 10 vjetesh minimalisht do behemi anetare te be, ama mosha mesatare nga 39 do jete 59 vjec.
      Fiks per europe!

      Edi rama fatkeqesi kombetare me permasa te kobshme!

    2. Kjo gjenerate e prinderve tan. Perfshire edhe kjo gjenerate politike , per se gjalli se shef shqiperi ne BE.

      Tek e fundit kaq kan punuar . Skan punuar me shume.

  2. Rendesi ka qe Udheheqesi Ndergalaktik e nxorri shpaten dhe njehere-o per situaten…. pas 4-5 celjesh negociatash te meparshme!
    Nashi se sa zgjat ki traktat, Partise nuk i duhet asgjsendi! Rendesi ka te kemi mire shoket e Birosë!

  3. Turqia i ka hapur negociatat ne 1984 dhe deri para 6 vitesh kishte vetem 1(nje)fashikull te miratuar.nuk e di sa jane avancuar jet 6 vjet.
    Llogaria ishte qe hynin ne Europe mbas 900 vjetesh

  4. Nese do per antaresimin ne BE do perparohet me te njejtin ritem qe u perparua ne hapjen e negociatave, atehere diku nga mesi i shek. XXV, mund te behet antaresimi.

    1. Tes edhe kete thuaj ti edhe i ra infrakt Saliut me shoke, edhe mire qe ste kane share se keta militantet e PD.se nuk lene njeri pa share po u dole nga rruga qe dine,o militanter, rendesi ka qe europa per te ecur ne per ne BE do beje mbeshtetje si politike edhe ekonomile, qe do te thote ngritje te mireqenies, ka lehtesim per punesim me vone, ka lehtesim per dokumenta qe te mos sorollatesh me, e plot te tjera, por ka edhe pune per te hequr kete klase te ndyre politike, nga Berisha-Meta-Rama, edhe disa te tjere,

  5. Askush nga këta që janë sot deputetë të PD, nuk e ka më të sigurtë mandatin e deputetit, edhe sikur t’i lajnë këmbët Saliut, Lirisë, Argitës, e Shkëlzenit e ta pijnë ujin në shenjë besnikërie. As sikur gjithë të brendshmet t’i blejnë tek dyqani i Bllokut. Dhelpra salihu nuk e kapi dot rrushin e be,tani ha mut me kile te europes

  6. Po te duan pak kohe, sepse legjislacioni i shqiperise ka me shume se dhjete vite qe shkon pas direktivave EU.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *