• |
ide | kryesore

Video/ Maignan pret penalltinë e shpëton Milanin: me Sassuolon një tjetër barazim në transfertë

-Instant, F1, Sport, Video



Përfundon 0-0 ndeshja mes Sassuolos dhe Milanit, e vlefshme për javën e katërt të Serie A. Kuqezinjtë, në fushë me një turnover të madh, luajtën lojën, por në minutën e 23 duhet të falenderojnë Maignan, i cili shpëtoi rezultatin duke pritur penalltinë e Berardit, për 1-0 e mundshëm. Numri 10 jeshilzi largohet më pas nga fusha, në fillim të pjesës së dytë, për shkak të një dëmtimi në dukje mjaft të rëndë. Pioli tentoi ta zgjidhë me zëvendësimet, por pavarësisht presionit të fundit ndeshja nuk u zhbllokua dhe përfundoi në barazim.

Kështu, për kuqezinjtë në San Siro shkon gjithnjë mirë, jo dhe aq jashtë shtëpisë. Pas barazimit në Bergamo, Milani ngec edhe në Reggio Emilia kundër Sassuolos, në stadiumin ku kuqezinjtë festuan titullin vetëm njëqind ditë më parë. Ajo e Piolit ishte një skuadër e mefshtë, kaotike, pak e rrezikshme përpara dhe mbi të gjitha pak skuadër në krahasim me atë që të gjithë janë mësuar të shohin prej disa kohësh. Mbi të gjitha, një Milan që duhet të falënderojë sinqerisht portierin e tij Maignan, i cili priti një penallti ndaj Berardit në pjesën e parë. Dy-tre ide nga Leao nuk mjaftuan për të bërë diferencën. Të shtunën është derbi dhe, pas fitores bindëse ndaj Bolonjës, Milani duhet të përpiqet të rilidhë të gjitha fijet.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *