• |
ide | kryesore

Shkarkimi i Nanos, Meta: Kokë turku, askush mos të mashtrohet

Arkiva



Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta në një konferencë për gazetarët ka folur për shkarkimin e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Meta tha se është një vendim i çuditshëm por njëkohësisht edhe i zakonshëm. Për Metën, Nano është një “kokë turku” e radhës, ndërsa shtoi se të gjithë e dinë që bandat kriminale janë të lidhura direkt me Ramën. Meta tha se prej gati 10 vjetësh problemi nuk janë vetëm drejtorët apo ministrat që bëhen kokë turku, por vetë kryeministri Rama, që sipas tij motivon dhe justifikon krimin.

“Për të shkarkuar drejtorin e policisë së Shtetit. Një vendim i cuditshëm dhe i zakonshëm, pasi kur priteshin pergjegjësite politike për dështimin e rëndë të rendit dhe sigurisë, të përkeqësimit të treguesve në luftën kundër krimit dhe trafiqeve, është e qartë që u bë një “kok turku” i radhës, i cili rreth 10 muaj më parë u promovua me shumë entuziazën si një prirje e re dhe shpresdhënëse për drejtimin e policisë së shtetit. Situata e rendit ka ardhur duke u përkeqësuar në mënyre ekstreme, e domonstrojnë forcat e nëntokës që kanë dalë të tokë,  përleshjet e tyre, përfshirja e segmenteve politike, në këtë nxitjë hëngshin kokat e tyre.

Të gjithë e dinë që lidhjet e bandave janë të drejtpërdrejta me kryeministrin. Kjo është arsyeja që shumë drejtues në qarqe janë në shërbim të Rilindjes, për qëllime korruptive dhe që s’kanë lidhje me zinxhirin komandues të Policisë së shetit. Askush nuk gënjehet se ky shkarkim do të jetë shpresdhënës për një përmirësim të policisë, sigurisë qytetare. U bëj thirrje punonjësve të policisë të mos përdoren nga politika, të mos bashkëpunojnë me segmentet e krimit.”, tha Meta.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *