• |
ide | kryesore

Historia prekëse e Jay Stansfield, do të mbajë numrin 9 të Exeter: klubi e kishte tërhequr pas vdekjes së të atit

-Instant, F1, Sport



Një histori që ka tërhequr vëmendjen e mediave britanike. Futbollisti i ri anglez Jay Stansfield firmosi për Exeter City dhe mori numrin 9, një fanellë speciale për të dhe klubin. Në vitin 2010, skuadra angleze e kategorisë së tretë angleze, League One, e tërhoqi atë fanellë në respekt për ish-sulmuesin Adam Stansfield, i cili humbi betejën me kancerin në moshën 31-vjeçare. Ky numër, në orët e fundit, i është dorëzuar Jay Stansfield, djalit të Adamit.

Klubi i Exeter njoftoi ardhjen e 19-vjeçarit të premten në mbrëmje. Sulmuesi i bashkohet skuadrës së Taylor për një sezon në huazim nga skuadra e Premier League Fulham. Prezantimi i tij në St James Park i emocionoi të gjithë. Jay, në fakt, do të mbajë veshur fanellën me numrin 9, të njëjtën fanellë që klubi kishte zgjedhur ta tërhiqte pas vdekjes së babait të tij.

Adam Stansfield, që shënoi 39 gola në 160 paraqitje për Exeter, ndërroi jetë në gusht 2010 pas një beteje të vështirë me kancerin. Babai i Jay ishte shtruar në spital në fund të marsit 12 vjet më parë, pasi u diagnostikua me kancer në zorrë. Lojtari kishte përjetuar një shqetësim abdominal dhe i ishte nënshtruar një sërë testesh, më pas erdhi edhe zbulimi i hidhur. Fatkeqësisht, pas disa muajsh ai humbi betejën për jetën. Adam e filloi karrierën e tij profesionale në Yeovil në 2001, më pas luajti për Hereford dhe në fund për Exeter.

JAY: “SHPRESOJ TA BËJ ATË KRENAR”
Pas vdekjes së tij, klubi vendosi të tërheqë fanellën me numrin 9, por tani ajo do t’i përkasë djalit të tij. Për Jay do të thotë shumë: “Do të thotë shumë. E dija se presioni do të ishte i lartë si nëse do të kisha fanellën me numrin nëntë, ashtu edhe nëse nuk do ta kisha. Kështu që mendova se ishte gjëja e duhur për mua. Do të jem krenar ta vesh dhe shpresoj të jem në gjendje të ndjek hapat e tij dhe shpresoj të shkoj përtej. Kur unë isha në Akademi dhe kur ai luante këtu, ëndërroja të luaja me fanellën me numrin nëntë. Shpresoj të mund ta bëj atë krenar”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *