• |
ide | kryesore

Gazeta turke: Athina kërkon luftë

-Instant, Lajme, Planet



Gazeta proqeveriatre turke “Yeni Safak” ka bërë një shkrim provokues për Greqinë.

Me titullin “Athina kërkon luftë”, media turke shkruan se sipas ekspertëve ushtarakë, Greqia po “detyron” Turqinë që t’i përgjigjet ushtarakisht. Gazeta shkruan se qëllimi i Athinës është të tërheqë Ankaranë në luftë.

Sipas artikullit turk, Yaıcı, ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave Detare Turke dhe kreu i Qendrës së Studimeve Detare dhe Strategjike të Universitetit privat Bakhseşehir, foli për një “komplot” mes SHBA-së dhe Europës, i cili po “punon me Athinën kundër Turqisë”, duke theksuar se ngacmimet e supozuara greke janë intensifikuar kohët e fundit.

“Një lojë kundër Turqisë po zhvillohet në prapavijë. Turqia do të provokohet vazhdimisht dhe nëse ushtron të drejtën e saj për tu mbrojtur, atëherë do të quhet agresore” , citohet të ketë thënë zyrtari turk.

Ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm i Forcave Detare Turke, shprehu frikën se hapi i ardhshëm i Greqisë mund të jetë rritja e terrirorit detar.

“Pas 15 shtatorit, mund të presim që Greqia të zgjerohet në ujërat territoriale. Nuk është e mundur që Turqia ta pranojë këtë. Duhet të japim përgjigjen e nevojshme me masa ushtarake”, ka thënë Yaici.

Kujtojmë se ditën e djeshme Shtetet e Bashkuara të Amerikës i bënë thirrje Turqisë dhe Greqisë që të shmangin retorikën dhe veprimet që mund të rrisin më tej tensionet mes dy aleatëve të NATO-s.

Rivalët historikë, Turqia dhe Greqia ndonëse janë anëtarë të NATO-s, kanë mosmarrëveshje rreth çështjeve që variojnë nga fluturimet mbi hapësirat territoriale të të dyja palëve, statusi i ishujve të Egjeut e deri te kufijtë detarë dhe burimet hidrokarbure në Mesdhe, si dhe Qiproja e ndarë etnikisht.

Turqisë dhe Greqisë që të shmangin retorikën dhe veprimet që mund të rrisin më tej tensionet mes dy aleatëve të NATO-s.

“Në një kohë kur Rusia përsëri po sulmon një shtet sovran evropian, deklaratat që mund të rrisin tensionet midis aleatëve të NATO-s janë veçanërisht të padobishme”, tha për Zërin e Amerikës një zëdhënës i Departamentit të Shtetit të martën.

Rivalët historikë, Turqia dhe Greqia ndonëse janë anëtarë të NATO-s, kanë mosmarrëveshje rreth çështjeve që variojnë nga fluturimet mbi hapësirat territoriale të të dyja palëve, statusi i ishujve të Egjeut e deri te kufijtë detarë dhe burimet hidrokarbure në Mesdhe, si dhe Qiproja e ndarë etnikisht.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *