• |
ide | kryesore

Nicolas Cage, baba për herë të tretë

-Instant, Paparazzi, Slider



Aktori i njohur Nicolas Cage është bërë baba për herë të tretë me me gruan Riko Shibata

Një përfaqësues i çiftit konfirmoi lajmin për People, duke thënë: “Nicolas dhe Riko janë të lumtur të njoftojnë lindjen e vajzës së tyre”.

“Nëna dhe vajza janë mirë,” siguroi përfaqësuesi.

Aktoriështë gjithashtu babai i djemve Weston, 31, dhe Kal-El, 16 vjeç, me ish partneret Christina Fulton dhe Alice Kim.

Cage zbuloi lajmin se do të bëhej sërish baba në emisionin e Kelly Clarkson ku tregoi se ishin në pritje të një vajze dhe do ta quanin, Lennon Augie si një nderim për John Lennon dhe babain e Cage, August Coppola.

“Do ta thërras shkurt Lenny”, shpjegoi fituesi i Oskarit. “Jam i emocionuar. Do të jetë aventura më e madhe e jetës sime.Më pëlqen të jem baba dhe të marr seriozisht detyrat e mia prindërore”.

Cage dhe Shibata u lidhën në vitin 2019, dhe ai i propozoi martesë përmes FaceTime. Dyshja u martua në shkurt 2021 në Las Vegas.

Nicolas ka qenë i martuar më parë me Patricia Arquette nga 1995 deri në 2001, Lisa Marie Presley nga 2002 në 2004, Kim nga 2004 në 2016 dhe Erika Koike për katër ditë në 2019./Lapsi.al

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *