• |
ide | kryesore

Pas vdekjes së Mbretëreshës, fëmijët e Princ Harry dhe Meghan marrin titujt mbretëror

-Instant, Paparazzi, Slider



Princi William dhe Kate Middleton mund të mos jenë të vetmit në familjen mbretërore që trashëgojnë tituj të rinj pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II.

Megjithëse Princi Harry dhe Meghan Markle hoqën dorë nga titujt e tyre përkatës kur u tërhoqën nga detyrat  mbretërore në vitin 2020, fëmijët e tyre – djali 3-vjeçar Archie Harrison dhe Lilibet Diana 15-muajshe – kanë zyrtarisht të drejtën të quhen princ dhe princeshë tani që gjyshi i tyre, Mbreti Charles III, u ngjit në fron si trashëgimtar i Mbretëreshës dhe babai i tyre u ngjit në linjën e pasardhësve.

Udhëzimet e përcaktuara nga stër-stërgjyshi i Harrit, Mbreti Xhorxh V në vitin 1917, lejuan që titujt mbretërorë t’u jepeshin fëmijëve të djemve të sovranit. Kur Mbretëresha ishte në pushtet, fëmijët e Harrit ishin stërnipërit e saj.Tani që Mbreti Charles ka marrë fronin, fëmijët e Harrit janë zyrtarisht nipër e mbesa të monarkut dhe për këtë arsye kualifikohen.

Të gjithë fëmijët e William kanë pasur titujt e tyre gjatë gjithë kohës, për shkak të një udhëzimi të ri të miratuar 10 vjet më parë.

Në vitin 2012, mbretëresha Elizabeth II ndryshoi rregullin në mënyrë që çdo fëmijë i djalit të madh të Princit të Uellsit (që do të thotë fëmijët e William, para vdekjes së saj) të merrte tituj mbretërorë, duke lejuar që fëmijët e tij më të vegjël me Kate të quheshin Princesha Charlotte dhe Princi Louis ndërsa Madhëria e saj ishte ende gjallë.

Megjithëse Archie dhe Lili tani janë në gjendje të përdorin tituj mbretërorë ende nuk dihet nëse do i përdorin.

Në një intervistë me Oprah Winfrey,Megan u pyet nëse do të dëshironte që Archie të kishte një titull mbretëror.”Nëse kjo do të thoshte se ai do të ishte i sigurt, atëherë, sigurisht”, u shpreh ajo.

Pas vdekjes së Mbretëreshës, Harry tani është i pesti në radhën e fronit, ndërsa Archie dhe Lili janë përkatësisht të gjashtët dhe të shtatët./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *