• |
ide | kryesore

Policia arreston 55 drejtues makinash nën efektin e drogave

Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia Rrugore e Tiranës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar në flagrancë katër shtetas që drejtonin automjetet nën efektin e lëndëve narkotike.

Gjithashtu policia raporton se 55 drejtues automjetesh kanë rezultuar nën efektin e drogave, pas testimit me aparatin AquilaScan.

Sakaq, materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Detaje nga policia: 

Policia Rrugore e Tiranës vijon kontrollet e dedikuara, për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.

Si rezultat i kontrolleve të dedikuara, brenda 24 orëve të fundit, janë arrestuar në flagrancë katër shtetas që drejtonin automjetet, nën efektin e lëndëve narkotike.

Shkon në 55, numri i drejtuesve të automjeteve që kanë rezultuar nën efektin e drogave, pas testimit me aparatin AquilaScan.

Shërbimet e Policisë Rrugore, në vijim të kontrolleve për evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të automjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor apo drejtojnë automjetet, në mënyrë të parregullt, arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasit:

– Xh. B., 28 vjeç, F. B., 25 vjeç, G. B., 28 vjeç, dhe E. L., 38 vjeç. Këta shtetas u kapën duke drejtuar automjetet, nën efektin e lëndëve narkotike.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.



2 Comments

  1. Kontrolli i shofereve per droge duhet bere edhe brenda ne Tiranes, ne unaze e Rrugen e Durresit, tek Myslym Shyri dhe Rrugen e Kavajes, sepse ne kembesoret jemi te friksuar edhe ne vijat e bardha, pasi te droguarit ne timon i ndeshim cdo dite.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *