• |
ide | kryesore

Meghan Markle nderohet për punën e saj filantropike

-Instant, Paparazzi, Slider



Meghan Markle pritet të marrë një çmim nderi në 2022 GQ Men of the Year Awards.

Ceremonia e këtij viti do të mbahet në Tate Modern në Londër më 16 nëntor. Shfaqja është një nga ngjarjet më ekskluzive në kalendarin e Mbretërisë së Bashkuar. Pjesëmarrës do të jenë David dhe Victoria Beckham,Madonna, Dua Lipa dhe stilistja Donatella Versace. Insajderët treguan se Meghan do të nderohet për punën e saj bamirëse.

“Meghan-it i është ofruar një nga çmimet kryesore të mbrëmjes.Ajoka një marrëdhënie të ngushtë me GQ për shkak të miqësisë së saj me kryeredaktorin e Vogue, Edward Enninful, i cili gjithashtu është në pronësi të Conde Nast.

Cmimet GQ Men of the Year zakonisht zhvillohen në shtator dhe fillimisht do të mbaheshin më 7 shtator. Megjithatë në fillim të kësaj vere ngjarja, ku biletat kushtonin 5,999 £, u shty pa asnjë shpjegim të mëtejshëm.

Burimet shtuan se ndryshimi u vendos vetëm për të akomoduar Meghan dhe Princin Harry nëse dëshirojnë të marrin pjesë. “Për shkak të mini-turneut të tyre në Evropë, Meghan nuk do të kishte qenë në gjendje të merrte pjesë nëse çmimet do të vazhdonin në datën e tyre origjinale në shtator.

“Bisedimet për mbrëmjen po ndodhnin tashmë përpara vdekjes së Mbretëreshës, kështu që pa dyshim që gjërat do të duhet të rivlerësohen për t’u siguruar që ajo të jetë sa më e respektueshme”, u shpreh burimi./Lapsi.al

Marrë nga: The Sun



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *