• |
ide | kryesore

Billie Eilish, në një romancë të re dashurie

-Instant, Paparazzi, Slider



Billie Eilish ka nxitur së fundmi aludimet për një romancë dashurie me artistin, Jesse Rutherford.

Një përdorues i TikTok ndau një video të Billie dhe Jesse duke ecur së bashku të kapur për dore ndërsa ishin në Netët Horror të Halloween të Universal Studios. Dyshja nuk i ka adresuar publikisht thashethemet por thuhet se kanë qenë miq për vite me rradhë.

Billie u lidh për herë të fundit me aktorin Matthew Tyler Vorce pasi të dy u panë së bashku në prill 2021. Para asaj romance të përfolur, ajo ishte në një lidhje me reperin Brandon Quention Adams . Ata qëndruan bashkë për gati një vit dhe i dhanë fund në 2019.

Këngëtarja foli për ndarjen në dokumentarin e saj të Apple TV+, Billie Eilish: The World’s a Little Blurry.

“Unë thjesht nuk isha e lumtur. Dhe nuk doja të njëjtat gjëra që ai donte. Mendoj se kjo është e drejtë, për të”, u shpreh Eilish atëherë. Sa i përket Jesse, ai ishte në një marrëdhënie me modelen Devon Lee Carlson për gjashtë vjet deri në ndarjen e tyre vitin e kaluar./Lapsi.al

Lexo Edhe :https://lapsi.al/2022/06/01/aktori-reagon-pas-akuzave-per-tradheti-ndaj-billie-eilish/



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *