• |
ide | kryesore

Netflix shtyn dokumentarin e Harry dhe Meghan, shkak “The Crown”

-Instant, Paparazzi, Slider



Netflix ka shtyrë dokumentarin e  Princit Harry dhe Meghan Markle për shkak të sezonit të pestë të “The Crown”.

Projekti i parë, si pjesë e marrëveshjes prej 100 milionë dollarësh të ciftit  me shërbimin e transmetimit, ishte planifikuar jozyrtarisht për t’u publikuar  në dhjetor.

Pavarësisht se nuk ishte shpallur një datë zyrtare, kompania u shpreh se shpresonin që dokumentari, do jepej pas The Crown. Megjithatë, me shtypin negativ që rrethon tashmë sezonin e ri drejtuesit thuhet se kanë mbetur “të tronditur”. Si rezultat ai është shtyrë në vitin 2023.

” The Crown” është kritikuar ashpër nga John Major, i cili do të portretizohet nga Jonny Lee Miller. Shfaqja thuhet se do të shfaqë një skenë në të cilën Charles i sugjeron Majort që ai të merrte fronin nga Mbretëresha Elizabeth. Duke folur për The Telegraph, një zëdhënës i Major e quajti shfaqjen një “fuçi marrëzish” dhe “fiksion keqdashës”. Megjithatë, Netflix është shprehur në mbrojtje të projektit duke e quajtur atë një “dramatizim imagjinar” të historisë mbretërore.

“ Crown është paraqitur gjithmonë si një dramë e bazuar në ngjarje historike. Por, seriali i pestë është një dramatizim imagjinar, duke imagjinuar atë që mund të kishte ndodhur pas dyerve të mbyllura gjatë një dekade të rëndësishme për familjen mbretërore”, deklaroi kompania. /Lapsi.al

Lexo Edhe:https://lapsi.al/2022/10/17/cfare-do-te-tregohet-ne-dokumentarin-e-meghan-dhe-harry/



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *