• |
ide | kryesore

Përpara Botërorit një miqësore e dytë: FSHF konfirmon kundërshtarin, vjen në Tiranë tre ditë pas Italisë

-Instant, F1, Sport
FSHF



Arabia Saudite është një miqësore jashtë datave të FIFA-s, por tani FSHF ka gjetur edhe kundërshtarin e dytë për testet e muajit nëntor.
Pas asaj me Italinë më 16 nëntor, Shqipëria do të luajë një tjetër miqësore muajin e ardhshëm, po në stadiumin “Air Albania” të Tiranës. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se Kombëtarja shqiptare do të luajë ndaj Armeninë miqësoren e dytë, që do të zhvillohet në kryeqytet më datë 19 nëntor.

FSHF ka konfirmuar arritjen e një marrëveshjeje me Federatën Armene të Futbollit për të luajtur këtë sfidë. Dy kombëtaret kanë precedent: ajo e 19 nëntorit do jetë e gjashta mes dy vendeve në histori.

Lexo më tej: Lista e Kombëtares me dy surpriza: Reja publikon 23 lojtarët për miqësoren me Arabinë Saudite

PRECEDENTËT

Shqipëria ka një bilanc pozitiv në përballjet me Armeninë me tre fitore, një barazim dhe një humbje. Ndeshja e parë mes dy vendeve ajo e eliminatoreve të Botërorit 1998 është luajtur në Tiranë më 9 nëntor 1996. Sfida ka përfunduar në barazim 1-1. Në ndeshjen e kthimit më 6 nëntor 1997, Armenia fitoi me rezultatin 3-0. Tre sfidat e tjera janë luajtur në vitet 2013 dhe 2015, që të treja të fituara nga Shqipëria, ndërkohë që përballja e fundit në Jerevan mbetet në histori, pasi suksesi 3-0 i siguroi Shqipërisë kualifikimin e bujshëm në finalet e Euro “Francë 2016”.

Edhe dy vjet më parë FSHF kishte programuar të luante një miqësore me Armeninë. Bëhej fjalë për takimin e 7 tetorit 2020 në Jerevan. Por ndeshja më pas u anulua, për shkak të situatës dhe trazirave që po ndodhin në Armeni.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *