• |
ide | kryesore

Princ Harry: Terapia më ndihmoi të largohem nga familja mbretërore

-Instant, Paparazzi, Slider



Princ Harry tregoi se terapia e ndihmoi atë të kuptonte se  ka fuqinë të zgjedhë se si të jetojë jetën e tij pas largimit nga familja mbretërore.

“Në momentin kur fillova të bëj terapi, më hapi sytë,” tha ai gjatë një bisede në samitin inaugurues Masters of Scale. “Po ecja nëpër jetë duke menduar se kishte vetëm një mënyrë për të jetuar. Dhe terapia e shpërtheu atë flluskë.”

Ai vazhdoi, “Më pas, kur gjeta rrugën time drejt stërvitjes, flluska tjetër shpërtheu. Krejt papritur kuptova se tani kam perspektivë dhe një kuptim të vlerës sime. Rifitova besimin që nuk e kisha menduar se e kisha.”

Duka i Sussex-it thuhet gjithashtu se nuk kishte dëgjuar  për terapinë ose stërvitjen ndërsa rritej në familjen mbretërore. Harry dhe gruaja e tij, Meghan Markle, kanë qenë gjithmonë shumë të hapur për rëndësinë e shëndetit mendor. Në vitin 2017, ai tregoi se sa shumë ndikoi vdekja e nënës së tij, Princeshë Diana.

“Mund të them me siguri se humbja e nënës sime në moshën 12-vjeçare,  mbyllja e të gjitha emocioneve të mia për 20 vitet e fundit, ka pasur një efekt mjaft serioz jo vetëm në jetën time personale, por edhe në punën time”, u shpreh princi për Telegrahp. Markle zbuloi në vitin 2021 se kishte pasur mendime vetëv8sëse pasi iu bashkua familjes mbretërore. Ajo zbuloi  se Buckingham Palace nuk bëri asgjë kur  kërkoi ndihmë./Lapsi.al

Lexo Edhe:https://lapsi.al/2022/10/12/meghan-markle-flet-per-shendetin-mendor-harry-me-shpetoi/

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *