• |
ide | kryesore

Plani i Elon Musk për ‘Twitter’

-Instant, F1, Stil



Elon Musk thuhet se planifikon të shkurtojë fuqinë punëtore të Twitter  nëse marrëveshja e tij për të blerë kompaninë përfundon.

Musk u tha investitorëve të mundshëm se ka në plan të pakësojë fuqinë punëtore të kompanisë me “një të katërtën” deri në fund të vitit të ardhshëm, duke ulur listën e pagave me rreth 800 milionë dollarë.

Themeluesi i Tesla pritet të mbyllë marrëveshjen e tij për të blerë Twitter deri më 28 tetor, sipas Post. Lëvizja e tij për të zotëruar kompaninë e mediave sociale vjen pasi ra dakord të blinte Twitter në prill.

Gati tre muaj më vonë, ai ndryshoi mendje dhe njoftoi se planifikonte të tërhiqej nga marrëveshja, duke pretenduar se Twitter ishte në “shkelje të dispozitave të shumta” të një marrëveshjeje origjinale. Musk pretendoi se platforma nuk zbuloi se sa robotë ishin përdorues. “Twitter ka dështuar ose ka refuzuar të japë këtë informacion”, deklaroi avokati i tij Mike Ringler. “Ata kanë injoruar kërkesat e tij.”

Mirëpo, kompania më pas ngriti një padi kundër Musk, me shpresën për ta detyruar atë të vazhdojë me blerjen. Në fillim të këtij muaji, Elon propozi blerjen e platformës me çmimin origjinal për të cilin ai ra dakord, me kusht që Twitter të hiqte dorë nga padia./Lapsi.al

Lexo Edhe: https://lapsi.al/2022/10/14/elon-musk-nen-hetim-federal-shkak-blerja-e-twitter/

 



1 Comment

  1. Kthemi pronat e sekuestruara nga komunizmi dhe beni vleresimin e prones me cmimin e tregut. Kjo eshte e gjitha. Tjerat jane lloqe dhe alibira.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *