• |
ide | kryesore

Probleme me verifikimin e llogarive në Twitter

-Instant, F1, Stil



Verifikimi i llogarive në  Twitter ka nisur të ketë probleme. Ai  ka rezultuar në mashtrime dhe imitime të shumta, duke përfshirë një llogari që pretendonte se ishte ish-presidenti George W Bush.

Pas blerjes së platformës, Musk tha se do të ndryshonte sistemin e verifikimit  duke siguruar një shenjë blu për të gjithë ata që janë abonuar në  Twitter Blue. Për të bërë dallimin midis abonentëvedhe llogarive të tjera të rëndësishme Twitter vendosi gjithashtu një shenjë gri.

“Deri më tani, Twitter përdorte shenjën blu për të treguar llogari aktive. Ato që ishin verifikuar bazuar në disa kërkesa”, u shpreh kompania.Tani shenja blu mund të nënkuptojë dy gjëra të ndryshme. Një llogari është verifikuar sipas kritereve të mëparshme të verifikimit ose që ka një abonim aktiv në Twitter Blue. Llogaritë që marrin shenjën blu si pjesë e një abonimi  nuk do t’i nënshtrohen rishikimit për të konfirmuar se ato plotësojnë kriteret autentike që janë përdorur në procesin e mëparshëm. Twitter Blu “është vendosur gjithashtu të shtojë një veçori që do të promovojë përgjigjet e tweet-ve nga llogaritë e verifikuara.

Shumë kritikë u shprehën kundër vendimit, duke pretenduar se ishte konfuz. Ata deklaruan se vetë Musk e kishte dënuar metodën e vjetër të verifikimi. Ceo i Teslas shpesh e kishte cilësuar si krijimi i një ndarjeje dy nivelesh, “zotëri dhe fshatarë”. /Lapsi.al

Marrë nga: Independent



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *