• |
ide | kryesore

Porti i Alabaarit/ Gropat që Balluku i la të hapura

-Instant, Arkiva, Kryesore



Zv/ kryeinistrja Belinda Balluku në vend ti qartësonte i turbulloi më shumë ujrat e paqarta të asaj që po ndodh në lidhje me kalimin e 800 mijë metrave katërorë të portit të Durrësit tek biznesmeni arab, Muhamet Alabar. Në një fjalë të gjatë rreth 45 minuta para deputetëve në komisionin parlamentar ajo kritikoi opozitën se po hedh “topa balte” mbi milionerin nga Dubai dhe se kështu po krijon në vend një klimë frike edhe për investitorët e tjerë që po aplikojnë për të hedhur para në vendin tonë.

Por nga ana tjetër ajo nuk sqaroi dot pikën kyçe të kësaj afere, se pse kjo pasuri e madhe kombëtare po jepej pa garë të hapur ndaj biznesmenëve potencialë që mund të vinin në Shqipëri me kushte më të mira.

Lexo me tej:

Pikat e errëta të planit për pallate dhe marinën e Durrësit

Për të kuptuar këtë është mirë të njihet pak historia.  Shteti shqiptar ka një marëveshje bashkëpunimi ekonomik me Emiratet e Bashkuara arabe, sipas të cilës kompantë strategjike përjashtohen nga detyrimi për konkurencë kur duan të investojnë në Shqipëri. Në bazë të kësaj, nga politika dhe mediat tona u pompua së tepërmi ideja se nga kjo marëveshje do të përfitojë edhe grupi i madh Emaar, i cili ka në gjirin e tij aksioner shtetin. Pra në Shqpiëri po afrohej një investitor strategjik, që ka ndërtuar qëndrën e Dubait dhe ka investime të mëdha kudo në botë. Televizionet e mëdha kombëtare shkuan në lindjen e mesme të bëjnë reportazhe për madhështinë e Emaar dhe ish themeluesit të saj Muhamet Alabar, që do hidhte në Shqipëri 2 miliardë euro.

Edi Rama fliste për një “kompani flamur” të monarkisë arabe ndërsa vetë ministrja Balluku, në një intervistë në maj 2021 thoshte: “Zhvillimi i portit të ri, ka lidhje me portin turistik që do të ndërtohet në Durrës nga Emaar Group. Kjo kompani ka marrë përsipër ndërtimin e ish-portit të vjetër të Durrësit dhe kthimin në një pikë turistike për të gjithë mesdheun. Të gjitha këto projekte janë të ndërlidhura me njëra tjetrën”.

E mohoi dje/ BE përgënjeshtron Ramën: I kërkuam sqarim për marrëveshjen e Portit të Durrësit

Pikërisht në këtë atmosferë parlamenti shqiptar shndërroi në ligj në dhjetor 2020 një marrëveshje mes dy vendeve, nëni 6 i së cilës përjashtonte nga gara investitorin arab.

Por kur u hapën letrat kompania Emaar nuk figuronte gjëkundi si investitor. Në vend të saj ishte Muhamed Alabaar, i cili vërtet kishte qenë drejtor i përgjithshëm dhe themelues i Emaar, por që këtu po zbarkonte pa miliardat dhe reputacionin e një kompanie të nivelit botëror dhe me kapitale shtetërore. Ai qe thjesht një person privat si çdo i huaj që kërkon të investojë në këtë vend. 

Prandaj edhe njëherë u ngrit pyetja: Pse ai duhej të përfitonte duke u përjashtuar nga gara. Kjo dilemë u bë edhe më e fortë pasi Komisioni Evropian shprehu shqetësimin se një praktikë e tillë binte ndesh me parimin e konkurencës. Shqipëria ka nënshkruar marrëveshjen e Ascocim Stabilizimit me BE-në dhe në nenet 71 dhe 74 të saj theksohet qartë se shtrembërimi i konkurrencës ndikon drejtpërdrejt në funksionimin e MSA-së, si dhe në tregtinë mes Komunitetit dhe Shqipërisë.

Por, ndonëse mazhoranca socialiste në kuvend ka ratifikuar një ligj që e përjashton Muhamet Alabaarin nga gara dhe BE ka shprehur shqetësimi për këtë, Belinda Balluku e kaloi pikën më nevralgjike të kësaj marrëveshjeje okulte me gallatë. “Në Shqipëri ka një garë të vazhdueshme” tha ajo para deputetëve në komision. Dhe çfarë nënkuptonte me garën sipas saj? Faktin se Alabaar pretendon se do investojë 2 miliard euro (Në realitet sipas vetë dokumentave të qeverisë ai nuk do hedhë në mënyrë direkte më shumë sesa 3.5 % të kësaj shume sepse pjesën tejtër do e pret nga paratë që do fusi në xhep nga shitja që në gropë).

Miliardat tek Porti/ Agron Shehaj nxjerr të dhënat e kompanisë fantazëm

Dhe meqë deri tani -tha zv kryeministrja- nga 68 aplikantë shqiptarë dhe të huaj që kanë paraqitur kërkesa të ndryshme në fusha krejtësisht pa lidhje me portin e Durrësit, për investitorë strategjikë, askush nuk i kalon 500 milionë eurot investime, sipas Ballukut Alabaar e ka fituar automatikisht garën. Kjo është qesharake. Me këtë mënyrë e kaloi zv kryeministrja dilemën se përse një pasuri kombëtare “dhurohet” pa konkurencë. Me granncinë që Alabaar, që nuk është më Emaar, ka premtuar miliarda efemere.

Axhenda e Dubait/ A e gënjyen Ramën vartësit për darkën tek Nusreti?

Për kompensim të kësaj Balluku pretendoi se me investitorin që fitoi pa garë negociatorët e qeverisë shqiptare kanë luftuar fort duke i hedhur atij poshtë plot 33 kërkesa, sikur ai ishte në pronë të vet dhe duhej ti’a plotësoheshin të gjitha.

Ajo më pas arriti kulmin kur përmendi edhe dy nga mrekullit që do i ndodhin qytetarëve Durrsakë. “Kjo nuk do të jetë një zonë e mbyllur, qytetarët do të mund të lëvizin lirshëm aty edhe nëse nuk blejnë apartamente apo nuk konsumojnë në mjediset trgëtare” tha ajo duke shpallur si sukses se qeveria nuk po i heq durrsakëve lirinë për tu vërdallisur. Balluku shkoi edhe më tej kur i nxori ata me fitim. “Ju thoni se po grabitet toka- u tha ajo deputetëve të opozitës- por në fakt qytetarëve po iu kthehet prona sepse 20 % e sipërfaqës të portit që sot është e rrethuar me hekura do të jetë në të ardhmen në dispozicion të qytetit”. Mjafton edhe qëmtimi për të evidentuar këto të mira, për të kuptuar se sa e produktive mund të jetë kjo kontratë për njerëzit.   

©Lapsi.al



21 Comments

  1. Dmth qeveria mavi dhe naltgjatesia po iu ben nder durrsakeve qe po i le te shetisin ne qytetin e tyre?????

    Ky eshte cinizem i vertete. Ku e gjejne guximin kjo biba dhe ai mjekerrcapi qe ka ne krah ne foto qe genjen studio me studio, pa iu dridhur qerpiku?

    Si perfundim, perfitimi me i madh i shqiptareve nga ky projekt “megakorrupsion” eshte nje shetitje buze detit.

  2. Per portin me te madh ne shqiperi, po perzihen njerez qe nuk kane idene e fjales PORT thotë:

    Per portin turistik, duhet dakordesi e plote jo vetem me opoziten , por edhe me qytetaret durrsak, dhe me shume me ata qe kane nje jete ne det.
    Duhet bere sa me shpejt porti industrial ku dhe u paraqit nje projekt nga qeveria. Eshte cmenduria me e madhe qe terminali i konteinerave te porti aktual , te zhvendoset te porti i kastratit ne porto romano ku nuk ka asnje standart profesional.
    Aspak urgjence nuk ka porti turistik, emergjenca eshte ndertimi i nje porti industrial

  3. Flitet per nje projekt ne qytetin e Durresit, dhe asnje reagim nga bashkia e ketij qyteti ??!! Ky investitori arab ka dale me dhjete emra tani, dhe ky vet ne projektet ne greqi dhe serbi ka deshtuar . Fillimisht te kete nje sqarim apo dakordesi ne kete bashkine e durresit , pastaj te flasi politika, qeveria etj etj. Me te gjitha projektet ka kaos dhe abuzime

  4. Djali që largohet për në emigracion, Berisha del blof me videon e publikuar në Facebook,si gjithmone salihut ja fusin prasin ne bythe dhe ky fluturon ne fcb e tij te tjere e shpellkare i thone ti je i madh,te tjere jane gati dhe jeten e tyre e japin per spiunin serb salih karaxhic berisha

    1. Ore Saliu mund te kete patur lidhje me Karaxhicin, por kjo nuk eshte e faktuar askund. Lidhjet e Rames me ministrin e Milloshevicit, jane te faktuara. Prandaj kur jeni te dhjere dhe te mbuluar me mut, mos ia hidhni te tjereve se ju ka ardhur era qelbesire deri ne Berlin.

  5. E tmerrshme qe nje injorante si kjo te jete aty ku eshte. Mund te jeshe i korruptuar sa te duash po te arrish deri ketu, vetem injranca mund ta beje.

  6. “””Dhe meqë deri tani -tha zv kryeministrja- nga 68 aplikantë shqiptarë dhe të huaj që kanë paraqitur kërkesa të ndryshme në fusha krejtësisht pa lidhje me portin e Durrësit, për investitorë strategjikë, askush nuk i kalon 500 milionë eurot investime, sipas Ballukut Alabaar e ka fituar automatikisht garën. Kjo është qesharake.”””

    Ca ka per te qesh ketu?! Kjo eshte qesharake vetem per ju qe s’doni te kuptoni sepse sic dihet i sherbeni pales tjeter, pra pales humbese dhe vazhdoni narrativen e lodhshme dhe te palogjikshme te saj!

    A po kerkonit gare?!

    Urdhero! 68 aplikante shqiptare dhe te huaj jane marre ne konsiderate, por jo vetem projektet kane qene pa lidhje, por s’kapnin as gjysem miliardin!

    Nje Bob nga Arabia… qe s’ka rendesi kush eshte… Elbari, Albari, Agrakadabrabari… do te kopsisi 2 fucking miliarde, pra 4 here me shume se gjysem miliardshi i 68 ofertave qe gjithsesi s’ishte kap dot.

    Pse doni te hani *ut kot?!

    Vjen tjetri me 2 mliarde! Dhe ju me ca merreni?! Me budalliqe!

    Ne vend qe te ulni breket, mundesisht t’i beni edhe nje gojore dhe t’i thoni “Shume, shume faleminderit vella qe vendose te investosh ne nje nga vendet me te varfera te Europes, te populluar nga shpellare si puna jone!”

    Kaq! Edhe dhi te zgjebosura edhe bishtin perpjete!

    Le qe ju keni halle te tjera…

    1. Jorgo djali, kur dikush genjen dhe mashtron, sic ben ti sa here leviz gishtat dhe shkruan mekanikisht (se mendjen nuk e ve ne pune), kane nje fjale te urte qe thote: no hay mejor desprecio que no hacer aprecio. Ahí lo dejo.

      1. Po ku genjej mo plak???!!!

        Po kaq troc sa c’ta kam thene une te verteten aty lart, nuk ke per te patur shans ta lexosh apo degjosh nga dikush tjeter.

  7. Bella-Belinda moj Balluke-Balla,
    ec para Robo e mos te haje Palla,

    sa ke kryet e Ramsit nder shale,
    nuk ka asgje qe mund te ndale,

    se qe ta themi ketu troc ne mes tone…
    ..Gropat te hapura i ke pas gjithmone…

    pra kjo Pularia e ministreshave te Rames,
    eshte krejt nen urdherat e Balluke-Balles!

  8. Pali..ret e rilindjes mund te monitorojne dhe zhurmojne sipas qefit.
    1. Cdo lidhje me parajsat fiskale eshte nje tregues i forte dhe ditekt i transaksioneve te pista ekonomike por sidomos te pastrimit te parave nga zyrtare te larte te shtetit.
    2. Ndaj dhe shtetet, i eleminojne lidhjet me parajsat fiskale. Ne Shqiperi, qeveria, ne vend te transparences dhe llogaridhenies, adopoton legjislacion ku eshte pale direkte ne transaksion me parajsat fiskale.
    3. Emar apo Ramar mund te perdorin nje dokument qe tregon se paska 500 mil euro asete. Kjo nuk provon se ka ne dispozicion shumen qe nevojitet per te realizuar projektin. Nese do kishte, do kishte pra nje garanci bankare per te financuar 100%.
    4. Qeveria, ne fakt, po reklamon per te thithur financim te huaj, madje duke ofruar pasaporta. Ky eshte akoma me skandal.
    5. Qeveria, ne fakt, ka kohe qe ka lancuar nje nisme ligjore per “legalizim” te parase ilegale der ne 2 mil euro per person. Pra, per afro 150 individe ose grupe zoterues te ketyre shumave. Ose pak a shume, duke “legalizuar” te ardhurat vjetore nga droga i grupeve shqiptare mafioze, nga Hasanet e Durrsit, e miqte ne Fier, Vlore, Lezhe, Shkoder, Korce etj.
    6. As me shume e as me pak, kjo eshte nje iniciative 100% mafioze e ideuar dhe konceptuar nga Rama. Ne fakt, e ka kete detyre kushtetuese, por jo per qellim te krimit te organizuar, sic veproi ne rastin e ineciatoreve.
    7. Qeveria, ne fakt, do te transaktoje permes nenkontraktoreve lokale, vendas, sic dhe mburren ne projekt, pikerisht per te lare parate dhe majmur vetveten.
    8. Kjo eshte nje skeme e vjeter tashme e Rames, qysh ne bashkine e Tiranes. Projekte nga Evropa por zbatim me “miell” vendas. Publikut i mbyllet goja dhe syte ne emer te “te jashtemve” ndersa lejet per pallate i ndan psh Fideli….
    9. Kleptokracia qe ka kapur shtetin ne Shqiperi, eshte ne nje faze finale te zhvatjes totale te prones se shtetit. Nderkohe, ajo ka bere te qarte se nuk dobte kurseje as zhvatjen e prones private.
    10. Jorgot e kollarepsura qe varen ne allatet e Rames apo Ramistareve, nuk jane thjesht hipokrite, por pjese e se njejtes organizate mafioze qe po asgjeson shoqerine shqiptare.

  9. Ministrja e Brendshme që shpalli ‘non grata’ Berishën, sfidon pasardhësen e saj, feston me shqiptarët në Londër

    1. O shoku brigadier… nuk jane kope njerezit!

      Leri te gjykojne me trurin e tyre.

      Kokerr komunisti! Bolshevik!

  10. Afera e Portit te Durresit qe po trajtohet gjeresisht ne media, portale e televizione duket se nuk arrin te sensibilizoje shoqerine e pergjumur civile dhe qytetaret e Durresit.

    E njejta situate me kullat deri 60 kate ne Tirane, ku Shoqata Tirana dhe qytetaret e saj nuk kane asnje reagim, proteste apo peticion drejtuar Parlamentit per tjetersimin e historise, kultures dhe urbanistikes.

    Behet fjale per dy qytetet kryesore te vendit, por…

    a jane qytetare banoret e tyre dhe kur do te vije dita qe te ndihen zot ne shtepite e tyre?

    Heshtja dhe indiferentizmi kur merren vendimet u jep krahe politikaneve te korruptuar te vazhdojne me gjëma te tjera…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *