• |
ide | kryesore

Ndahet nga jeta aktori Jason David Frank

-Instant, Paparazzi, Slider



Jason David Frank, i njohur për rolin e tij si Tommy Oliver është ndarë nga jeta në moshën 49 vjecare.  Një përfaqësues i Frank e konfirmoi lajmin për People.

“Fatkeqësisht, është e vërtetë,” i tha përfaqësuesi medias. “Ju lutemi respektoni privatësinë e familjes dhe miqve të tij gjatë kësaj kohe të tmerrshme, ndërsa pajtohemi me humbjen e një qenieje kaq të mrekullueshme njerëzore.” Deklarata shtoi: “Ai e donte shumë familjen, miqtë dhe fansat e tij. Ai do na mungojë vërtet.”  Të dielën, Frank u kujtua nga bashkë-ylli Walter E. Jones, i cili luajti Zack Taylor.

“Nuk mund ta besoj…. RIP Jason David Frank”, ka shkruar Jones. “Zemra ime është e trishtuar që kam humbur një anëtar tjetër të familjes sonë të veçantë.”

Frank u bë i famshëm si Tommy Oliver. Adoleshenti i atëhershëm bëri debutimin e tij në serial në vitin 1993.  Përveç shfaqjes televizive, aktori përsëriti rolin e tij në filmin Mighty Morphin Power Rangers, Power Rangers Turbo, Zeo dhe Dino Thunder.

Kreditë e tjera të aktrimit të Frank përfshijnë gjithashtu, Sweet Valley High, Family Matters dhe We Bare Bears. Sipas IMBD-së së tij, para ndarjes nga jeta Jason ishte duke punuar në një film të quajtur Legend of the White Dragon. Jashtë aktrimit ai ishte një luftëtar i trajnuar profesionalisht MMA, i cili studioi Taekwondo, Muay Thai, Xhudo dhe Jiu-Jitsu Brazilian./Lapsi.al

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *