• |
ide | kryesore

Ronaldo ëndërron historinë me Portugalinë: Gana kërkon hakmarrjen për 8 vjet më parë

-Instant, Sport



Në përpjekje për të larguar vëmendjen nga saga e pafundme e Cristiano Ronaldo, Portugalia fillon një tjetër mision me sytë nga Kupa. Ndeshja hapëse e Grupit H për luzitanët është kundër Gana në Stadiumin 974 në Doha. Skuadra e Fernando Santos do të përballet gjithashtu me Uruguain dhe Korenë e Jugut në një grup sfidues. Kjo sepse edhe afrikanët nuk do të heqin dorë në asnjë moment në tentativë për të kaluar në fazën me eliminim direkt.

PORTUGALIA

Titujt brenda dhe jashtë Portugalisë ditët e fundit janë dominuar nga një njeri. Intervista e zhurmshme e 37 vjeçarit të Manchester United, Ronaldo, shkaktoi trazira dhe u mbyll me përjashtimin e CR7 nga Old Trafford. Ronaldo organizoi një konferencë shtypi surprizë duke kërkuar që fokusi të jetë te futbolli dhe jo në veprimet e tij. Pesë herë fituesi i Topit të Artë kërkon dëshpërimisht të ndihmojë Portugalinë të arrijë më në fund fitoren e madhe. Pavarësisht statusit të tyre si një komb ikonë i futbollit, Portugalia ka përparuar në gjysmëfinale të Kupës së Botës vetëm në dy raste në 1966 dhe 2006. Luzitanët nuk kanë arritur të shkojnë përtej 1/8 në katër nga pesë turnetë e tyre të fundit. Skuadra e Santos u përkul në 1/8 ndaj rivalit tjetër të Grupit H, Uruguait katër vjet më parë në Rusi.

Statistikat thonë se ata kanë shënuar vetëm tri fitore të brishta nga 11 ndeshjet e fundit në finalet e Kupës së Botës. Fillimet e shpejta nuk kanë qenë një mënyrë e përdorur nga Portugalia në Kupën e Botës. Lojtarët e Santos nuk kanë arritur të fitojnë asnjë nga tre ndeshjet e fundit hapëse në skenën më të madhe ndërkombëtare. Megjithatë, Gana duhet të veshë këpucët më të mira të futbollit nëse duan të mposhtin një mbrojtje që ka pësuar vetëm dy gola në shtatë ndeshjet e fundit.

GANA

Pas një mungese të shkurtër në Kupën e Botës 2018, Gana tani është kthyer aty ku i takon. Afrikanët tashmë po ëndërrojnë për një hakmarrje të ëmbël në Grupin H, për atë që ndodhi 12 vjet më parë. Yjet e Zinj nuk e kanë harruar tinzarin uruguaian Luis Suarez që bëri portierin duke i ndalur të shkonin në gjysmëfinale. Përpara se të rinovojë armiqësitë me amerikano-jugorët më 2 dhjetor, Gana përgatitet për një pagëzim të zjarrtë në Katar. Kjo është paraqitja e katërt në Kupën e Botës që nga viti 2006, dhe vetëm një herë afrikanët janë eliminuar në fazën e grupeve në 2014. Yjet e Zinj gjithashtu nuk arritën të mbizotërojnë në asnjë nga tre ndeshjet e tyre të Kupës së Kombeve të Afrikës në fillim të këtij viti.

Gjërat ndryshuan kur Otto Addo mori frenat e ekipit. Rezultatet që nga vera kanë rënë në sy. Gana hyri në Kupën e Botës duke fituar shtatë nga tetë ndeshjet e fundit në të gjitha garat. Për më tepër, duke e mbajtur portën e paprekur në të gjitha ato fitore dhe duke pësuar humbje vetëm nga Brazili. Portugalia dhe Gana nuk janë krejtësisht të huaj për njëri-tjetrin në këtë nivel futbolli, pasi Ronaldo siguroi një fitore 2-1 për A Selecao kundër Yjeve të Zi në Kupën e Botës 2014. E një kontribut i ngjashëm këtu do të ndihmonte që të rifitonte titujt e mediave për arsyet e duhura.

FORMACIONET

Formacioni i mundshëm i Portugalisë:

Costa; Cancelo, Pepe, Dias, Guerreiro; Neves, Carvalho, Fernandes; B. Silva, Ronaldo, Leao

Formacioni i mundshëm i Ganës:

Ati Zigi; Lamptey, Amartey, Djiku, Baba; Partey, Abdul Samed; Sulemana, Kudus, J. Ayew; Williams



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *