• |
ide | kryesore

‘Wednesday’, seriali më i parë në Netflix

-Instant, Paparazzi, Slider
Wednesday



Netflix ka zbuluar së fundmi se ‘Wednesday’ është seriali më i shikuar në platformë. Shfaqja fitoi nderin pasi regjistroi gjithsej 341.2 milionë orë të shikuara vetëm një javë pasi u shfaq premierë  më 23 nëntor.

Rekordi u mbajt për herë të fundit nga Stranger Things 4, i cili kishte regjistruar 335 milionë orë të shikuara në javën e parë të plotë në Netflix, sipas Deadline.  Squid Game ende mban rekordin e të gjitha kohërave për orët e shikuara në një javë të vetme me 571.8 milionë orë të regjistruara.

Në Wednesday, Jenna Ortega luan  personazhin ikonik të familjes Addams, një rol i interpretuar më parë nga Christina Ricci. Në një intervistë të re, Jenna zbuloi se nuk kishte kërkuar këshilla nga Christina se si të luante personazhin.

“Shfaqja jonë ka superfuqi, të dëbuar ,” tha aktorja në një intervistë për MTV News. “Christina, mendoj se nuk donte të pengonte performancën time” duke shtuar, “Wednesday janë dy njerëz shumë të ndryshëm . Ndihesha sikur nuk doja të bëja diçka që ajo bëri 30 vjet më parë.

Wednesday zhvillohet në Akademinë Nevermore, një shkollë me konvikt për të dëbuarit si sirenat, ujqërit dhe vampirët. Ortega dërgohet atje kundër dëshirës së saj dhe përfundon duke u përpjekur të zbardhë një varg vrasjesh që kanë ndodhur pranë shkollës. Christina Riccie luan si një anëtare ‘normie’ e fakultetit. Pjesë e serialit janë dhe aktorët; Catherine Zeta-Jones dhe Luis Guzman në rolin e Morticia dhe Gomez Addams. Gwendoline Christie luan drejtoreshën e Nevemore./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *