• |
ide | kryesore

“Barça? Nuk më zuri gjumi për 4 netë”: Asllani zbulon pasojat e rastit të humbur në Kamp Nou

-Instant, Sport
Asllani



“Nëse nuk e mendoj vetë, ma kujtojnë të tjerët kur jam duke ecur në rrugë. Një mërzi e gjatë, por rrëfej se kam kaluar katër netë pa fjetur. Aksionin e kam të ngulitur në kokë, e rishikoja të gjithë netët. Doja t’i jepja topin më të parën Mkhitaryan, më pas preferova ta kontrolloja dhe t’ia pasoja. Por kontrolli ishte i gjatë dhe në atë moment nuk kishte më hapësirë. Mendova se do të shënoja, shkoi keq”. Kështu Kristjan Asllani ka rikujtuar episodin për të cilin u kritikua aq fort. Rasti i humbur nga mesfushori shqiptar në Camp Nou, rrezikoi kulalifikimin e Inter në Champions. Ndoshta edhe i humbi pikë në hierarki shqiptarit, që hedh dritë për rastin gjatë një interviste për La Gazzetta dello Sport.

Lexo më tej: Video/ Asllani humbet golin e fitores, super-Lewandowski nuk mjafton: 3-3 në Camp Nou. Liverpool e ekzagjeron në Skoci

I aktivizuar në fundin e ndeshjes, mesfushori shqiptar mund të ishte bërë hero, por dështoi. Pak sekonda pasi Leëandoëski me kokë riktheu barazinë në fushë 3-3, në minutën e 92, Asllani mund t’i kishte dhuruar zikaltërve fitoren. I shërbyer nga Lautaro, Asllani gaboi rastin më flagrant përballë ter Stegen. Mesfushori u afrua shumë me portierin gjerman, që ndali goditjen e tij. Por ashtu si e shpjegoi edhe vetë, në kokë kishte tre variante, nga të cilat përdori atë që iu duk më i përshtatshëm.

Lexo më tej: Asllani nuk luan, më mirë larg Interit: drejtuesit zikaltër mendojnë huazimin e mesfushorit

Mesfushori i kombëtares shqiptare, në fakt, që nga ai moment u përdor shumë pak nga tekniku Simone Inzaghi. Situata nuk ndryshoi as kur u dëmtua Brozovic, pavarësisht se Asllani ishte marrë piëkrisht për këtë rast. Kështu, në janar nuk janë të paarsyeshëm zërat që e shohin larg Inter, për më shumë minuta në këmbë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *