• |
ide | kryesore

Matthew Perry zbulon arsyen pse refuzon të shikojë ‘Friends’

Paparazzi, Slider



Matthew Perry ka zbuluar së fundmi arsyen pse refuzon të shikoj sitcomin ‘Friends’.  “Unë nuk mund ta shikoj shfaqjen, sepse isha brutalisht i dobët dhe i varur nga substancat,” tha aktori për Tom Power të Radios CBC.

Perry, i cili luajti Chandler Bing në serialin e dashur për 10 vjet, shpjegoi se ai është në gjendje të përcaktojë se cilën substancë po përdorte.“Unë mund ta dalloja sezon pas sezoni nga mënyra se si dukesha. Nuk mendoj se dikush tjetër mund ta bëjë këtë por sigurisht që unë mundem”, tregoi ai . “Kjo është arsyeja pse nuk dua ta shikoj sepse kjo është ajo që  që vërej kur e shikoj.”

Perry diskutoi rreth varësisë së tij gjatë xhirimit të “Friends” si dhe në kujtimet e tij të reja, “Friends, Lovers and the Big Terrible Thing”, i cili u publikua më 1 nëntor.

Në libër, Matthew vuri në dukje se si bashkë-yjet e tij Aniston, David Schwimmer, Lisa Kudrow, Matt LeBlanc dhe Courteney Cox i dhanë mbështetje gjatë gjithë shfaqjes.“Ata ishin të kuptueshëm. Shumë  të durueshëm,” rrëfeu aktori. “Është si pinguinët. Në natyrë, kur njëri është i sëmurë ose shumë i lënduar, pinguinët e tjerë e rrethojnë dhe e mbështesin derisa ai pinguin të mund të ecë vetë. Dhe kjo është ajo që kasti ka bërë për mua.“Mendova se si do të ia dilja të isha qesharak gjatë gjithë kohës”, kujtoi ai. “Mendova se miqtë do të rregullonin gjithçka. Nuk ndodhi.” Ishte Jennifer ajo që më ndihmoi më shumë,”zbuloi Perry./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *