• |
ide | kryesore

Në shtesë e penallti nuk kanë rivalë: Kroacia sfidon Argjentinën, asnjëherë të mundur në gjysmëfinale

-Instant, F1, Sport
Kroacia



Pasi ka dërguar tashmë një gjigant të Amerikës së Jugut në shtëpi nga Kupa e Botës, Kroacia synon të arrijë finalen e dytë radhazi të turneut. Përballë në stadiumin Lusail Iconic, në gjysmëfinalen e parë të Katar 2022 do të jetë Argjentina. Aftësia e të dy skuadrave nga penalltitë i zgjidhi ndeshjet nervoze çerekfinale. Të besuarit e Zlatko Dalic eliminuan Brazilin, disa orë përpara se Albiceleste të kalonte Holandën.

ARGJENTINA

Nëse do të kishte një ndeshje për të karakterizuar kaosin, nervozizmin dhe paparashikueshmërinë në Kupën e Botës 2022, çerekfinalja e Argjentinës me Holandën e ndoqi skenarin deri në fund. Albiceleste udhëhoqi me dy gola, para se Wout Weghorst të shënonte dy në minutat e fundit. Kaq mjaftoi për ta cuar ndeshjen në shtesë. Në vazhdën e përleshjeve masive e 17 kartonëve të verdhë, Argjentina mbajti nervat te penalltitë për të kaluar në gjysmëfinale. Adhuruesit e futbollit me siguri do të donin një gjysmëfinale amerikano-jugore mes Brazilit dhe Argjentinës.

E ndërsa kjo nuk do të jetë e mundur, Lionel Scaloni mund të buzëqeshë me rekordin e fituesve të Kupës së Amerikës. Argjentina nuk është eliminuar kurrë nga Kupa e Botës në gjysëmfinale dhe ka përparuar në aktin e fundit sa herë që ka arritur deri këtu. I pesti dhe më i fundit prej këtij precedenti erdhi në turneun e 2014-ës, para humbjes së tyre zemërthyese ndaj Gjermanisë. Golashënuesit galantë të Scalonit hyjnë në gjysmëfinale pasi kanë bërë rrjetën të tundet dy herë në secilën nga katër ndeshjet e tyre të fundit në të gjitha turnetë. Seleccion ka shënuar në secilën prej 14 ndeshjeve të fundit në total, por përballja me prapavijën e vendosur të Kroacisë është një sfidë që Messi e të tjerët duhet ta përgatisin me kujdesin e duhur.

KROACIA

Dominik Livakovic është heroi i ri në Kroaci. Numri një i Dinamo Zagreb i mohoi Brazilit pothuaj çdo tentativë, përpara se të ishte vendimtare edhe te penalltitë. Livakovic bllokoi 11 herë brazilianët, përpara se të shpëtonte edhe penalltinë e parë të Rodrygo në serinë e goditjeve. Pas gabimit edhe të Marquinhos, ballkanasit festuan gjysmëfinalen e dytë radhazi të Kupës së Botës. Skuadra e Dalic arriti në mënyrë sensacionale në finalen e Botërorit 2018 pa fituar asnjë nga ndeshjet e tyre me eliminim direkt në kohë normale. E historia është në prag të përsëritjes për Kroacinë, që është e pamposhtur në 11 ndeshje përpara përballjes së tyre me Argjentinën.

Lexo më tej:Hutoi Katarin me format trupore, Ivana Knoll bën premtimin joshës: “Nëse fiton Kroacia, veshjet hiqen”

Kroacia do të ishte në shoqëri elitare nëse shkojnë në aktin e fundit të ngjarjes: vetëm Brazili, Italia, Holanda dhe Gjermania kanë arritur ndonjëherë në finale të njëpasnjëshme. Skuadra e Dalic mund të besojë në faktin se ata kurrë nuk kanë dështuar të shënojnë në 10 ndeshjet e eliminimit të Kupës së Botës. Argjentina dhe Kroacia janë takuar dy herë më parë në fazën e grupeve të Kupës së Botës. Albiceleste triumfoi 1-0 në 1998, por ballkanasit siguruan një fitore të paharrueshme 3-0 në Rusi katër vjet më parë. E disa anëtarë të kësaj skuadre janë ende aty për të tentuar të godasin për herë të dytë në Lusail.

FORMACIONET

Formacioni i mundshëm i Argjentinës:

E. Martinez; Molina, Romero, Otamendi, Tagliafico; Fernandez, De Paul, Mac Allister; Di Maria, Messi, Alvarez

Formacioni i mundshëm i Kroacisë:

Livakovic; Juranovic, Gvardiol, Lovren, Sosa; Modric, Brozovic, Kovacic; Pasalic, Kramaric, Perisic



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *