• |
ide | kryesore

Tre precedentë botëror mes Argjentinës e Francës: Albiceleste në avantazh, por Les Bleus kanë fituar të vetmen me eliminim

-Instant, Sport
Albiceleste



Një risi absolute në aktin e fundit të Katar 2022. Edhe pse Argjentina dhe Franca janë dy fuqitë e futbollit planetar, ato nuk janë takuar kurrë në një finale. Precedentët absolutë në Botëror janë vetëm tre, me dy ndeshje në fazën e grupeve dhe një në përplasjet direkte. Bilanci është në favor të Albiceleste që fitoi në dy raste. Por Les Bleus kanë kënaqësinë për të patur suksesin në ndeshjen e 1/8 në Rusi 2018.

Përplasja e parë mes dy skuadrave përkoi edhe me Kupën e parë botërore në histori. Atë të vitit 1930, e organizuar dhe më pas e fituar nga Uruguai. Albiceleste, më pas finaliste humbëse, e fitoi ndeshjen falë një goli të Luisito Monti. Ai ishte një mesfushor metodist me aftësi të veçanta fizike, autor i golit vendimtar. Monti, katër vite më vonë, do të arrijnte të fitonte titullin e kampionit të botës, por me fanellën blu të Italisë.

Duhej pritur 48 vite për të parë sërish përballjen e dy skuadrave. Këtë herë në Buenos Aires, në Monumentalin legjendar, në Botërorin e organizuar nga Argjentina. Në fund të një loje spektakolare, vendasit fituan 2-1 falë një penalltie të Passarella dhe një goli të Luque. Barazimi provizor ishte i një Platini të ri, me numrin 15 në fanellë.

I fundit është një precedent i kohëve të fundit. Katër vite më parë, në Rusi 2018, Argjentina dhe Franca u përballën në 1/8. Ndeshja ishte spektakolare me Les Bleus që fituan 4-3. Franca kaloi në avantazh me një penallti të konvertuar nga Griezmann. Më pas përmbysja argjentinase me golat e Di Maria dhe Mercado, përpara se të rikthehej Franca. Dygolësh i Pavard dhe Mbappe, bënë të pavlefshëm golin e Agueros në shtesë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *