• |
ide | kryesore

Policia e Kosovës: Në veri është vendosur një barrikadë e re

-Instant, Lajme, Të fundit
barrikadë e serbëve, Kurtit serbët



Rrugët në veri të Kosovës vazhdojnë të jenë të barrikaduara.Serbët vendosin një tjetër barrikadë në veri të Kosovës Madje këtë të shtunë është shtuar edhe një barrikadë e re. Policia e Kosovës njoftoi se gjatë natës ajo është ngritur “në lagjen Berxhane që të çon për në në Zveçan”. Megjithatë policia thotë se situata është e qetë e pa tensione.

Ministri i Brendshëm Xhelal Zvleça darkoi në Prishtinë me një pjesë të forcave të policisë që shërbejnë në këtë zonë. Ai thotë se qeveria e Kosovës i ka të gjitha kapacitetet për t’i hequr vetë barrikadat. Sipas tij për të vepruar do të bashkëpunohet me ndërkombëtarët.

“Institucionet e Republikës së Kosovës i kanë të gjitha kapacitetet për ti larguar barrikadat dhe në koordinim me partnerët tanë ndërkombëtar janë duke vlerësuar situatën për reagim adekuat”, tha Zveçla.

Barrikadat që bllokojnë rrugët kryesore të vendit u ngritën nga serbët lokalë në 10 dhjetor me pretekstin e arrestimit të ish-zyrtarit të policisë, Dejan Pantiç. Në ditët e para nuk munguan as përplasjet me policinë e Kosovës dhe forcat e EULEX që monitorojnë situatën. Të dielën aty do të mbaheshin zgjedhjet për 4 komuna. Megjithëtë pas situatës së tensionuar presidentja Vjosa Osmani njoftoi se ato do të shtyheshin për në prill të vitit të ardhshëm.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *