• |
ide | kryesore

Vjen reagimi i Festivalit të Këngës pas akuzave të Ronelës

Paparazzi, Slider



Pas deklaratës së këngëtares Ronela Hajati, Revista Anabel ka kontaktuar me organizatorët e Fest 61 në RTSH.

Ekskluzivisht erdhi deklarata nga skuadra artistike e Fest 61, në përgjigje të pakënaqësisë që Ronela Hajati shprehu publikisht.

Sipas organizuesëve të festivalit, mungoi një performancë nga këngëtarja sepse e tillë ishte formula e këtij edicioni.

“Formula e rikëndimit të këngës fituese një vit pasi është shpallur është një traditë shumë jetëshkurtër, thuajse inekzistente, krahasuar me historinë e Festivalit, tashmë 61-vjeçar. Duke qenë se qëllimi këtë vit ka qenë t’i jepnim fokus artistëve pjesëmarrës dhe këngëve që prezantohen për herë të parë, nuk ka asnjë të ftuar nga muzika në dy netët e para të Festivalit. Zbatimi i kësaj formule nuk ka lidhje me respektin, vlerësimin dhe dashurinë për gjithçka ka bërë Ronela ne skenën e FIK dhe Eurosong. Ronela është ftuar të japë çmimin e publikut që këtë vit çon Shqipërinë në Eurosong, por e ka refuzuar ftesën.”- u shprehën burime për Anabel.al.

“Festivali i Këngës” vazhdon transmetimin dhe në datat 20, 21, 22 dhjetor.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *