• |
ide | kryesore

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis mbërrin në Shqipëri me helikopter ushtarak

-Instant, Lajme, Të fundit
mbërrin në Shqipëri Mitsotakis



Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka mbërritur në Himarë. Helikopteri ushtarak është ulur në stadiumin e Himarës “Petro Ruçi”, ku Mitsotakis është pritur me lule nga përfaqësuesit e minoritetit grek. Vizita e Mitsotakis do të përqendrohet në minoritetet greke në jug të vendit, në Himarë, Finiq dhe Dropull. Në disa prej takimeve të parashikuara në këto zona do të jetë i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama.

Kujtojmë se kryeministri grek kishte planifikuar vizitën në jug të Shqipërisë më datë 6 dhjetor të këtij viti. Ajo u anulua për shkak të kushteve atmosferike. Mitsotakis mori pjesë në samitin BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë më 6 dhjetor, nga ku nënvizoi se ka progres në çështjen e detit.

Agjenda e plotë:

09:30 Mbërritja në stadiumin e Himarës “Petro Ruçi”.

09:35 Nisja me makina për në shkollën “Omiros”.

09:50-10:30 Vizitë në shkollën “Omiros” dhe në kishën St. Pandon,

10:30 Nisja me makina drejt pedonales.

10:45 Mbërritja në rrugën e këmbësorëve.

10:45-11:00 Përshëndetje e shkurtër në rrugën e këmbësorëve.

11:00 Nisja me makinë për në stadiumin e Himarës “Petro Ruçi”.

11:05 Hipja në helikopter dhe nisja për në Livadhja të Finiqit.

11:25 Mbërritja në Stadiumin e Livadhes, ecje në këmbë drejt Qendrës Kulturore.

11:30-12:00 Përshëndetje dhe takim me nxënësit.

12:00 Nisja në këmbë për në Stadiumin e Livadhjasë.

12.20 Hipja në helikopter dhe nisja për në Derviçan të Dropullit.

12:40 Mbërritja ne Stadiumin e Derviçanit

12:55 Përshëndetje e shkurtër në sheshin Derviçan

13:15 Nisja për në kishë.

13:30 Vizitë në shkollën e Derviçanit.

14:00 Nisja për në Aeroportin e Loaninës.



2 Comments

  1. Tipike..Visita te institucionet e trushplarjes dhe rishkrimit te historise, kisha dhe shkolla.
    Jo vetem qe spiptin njeri per camerine dhe masakrat e tyre po keta shum kollaj me kalimin e viteve do aneksojn jugun tone.
    Ne e kemi hap traun fare. Deti po mbahet vetem fale erdoganit se te ishte per ne kishte ik me kohe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *