• |
ide | kryesore

Jasmin Kadriu reagon ndaj deklaratës së Andit

Paparazzi, Slider



Jasmin Kadriu ka reaguar së fundmi ndaj  deklaratave të Andi Artanit për lidhjen e tyre.

“Më shumë më ka prekur që foli për peshën dhe shoqërinë. Nuk e di sa normale i duket atyre konkurrentëve aty brenda që të qeshin për diçka të tillë. Mua pesha më lëviz në bazë të stresit dhe stresi im nuk varet kurrë nga meshkujt. Unë kam pasur probleme personale. Plus dhe fama se nuk është gjë normale që brenda natës të bëhesh e famshme. U stresova dhe lidhjen time e kisha në sytë e të gjithë botës. Kush është ai person që i pranon këto, të rrijë të tallet ai në televizor.

Ai ka dalë për të përfaqësuar veten, jo çfarë kishim ne, jo çfarë ndodhi me ne. Po, kisha diçka, e keni parë në televizor, kaq! Mund dhe unë të dal të them që Andi kishte më shumë hormone femërore sesa mashkullore sepse llafet e grave është duke i bërë më mirë se ne femrat. Por unë s’kam dal kurrë ta them. Mund të them që kam video të Andit me fustanin tim veshur. Unë mundem shumë mirë ta ul figurën e tij, ta përflas nëpër intervista, por unë prandaj jam tërhequr sepse në çdo intervistë pyesin për të. Unë sapo e bëra dhe ai meriton më keq se kaq sepse unë kurrë nuk e kam fyer atë për paraqitjen e jashtme. Bën mirë të jetë hera e fundit.Ai mund ta marrë si kërcënim, ta marrë si të dojë.  Nëse ai përdor gjuhë urrejtje ndaj meje, unë do t’i përgjigjem me fakte, sepse nuk kam fshirë asgjë në telefon,”u shpreh ish konkurentja për “Big Talk” në Klan Kosova./Lapsi.al



1 Comment

  1. Kur do kuptoni qe nje vajze nga Shqiperia nuk mund te shkoje mire me nje djale nga Kosova sepse ata perdhunojne ne grup nje femije 11 vjec, dhe bejne shume krime te tjera monstruoze! As shqip nuk dine te flasin, thirrini mendjes qe para se te lidheni me keta monstra!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *