• |
ide | kryesore

2 persona grabisin një dyqan ushqimore në Durrës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
durrës



Një grabitje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit. Rreth orës 19:30, në lagjen nr. 15, Durrës, dy shtetas ende të paidentifikuar, janë futur në një dyqan me produkte ushqimore në pronësi të shtetases M. T., ku kanë marrë rreth 15 000 lekë të rinj (xhiro ditore) dhe më pas janë larguar me një automjet.

Policia thotë se shërbimet kanë shkuar në vendngjarje menjëherë pas marrjes së njoftimit së bashku me grupin hetimor. Nga veprimet e para hetimore, është identifikuar automjeti me të cilin këta shtetas janë larguar.

“Vijon puna për identifikimin, lokalizimin dhe kapjen e autorëve. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje” – thuhet në njoftimin e policisë, Durrës. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *