• |
ide | kryesore

I dënuar me 8 vite burg, arrestohet në Rinas 38-vjeçari shqiptar që kërkohej nga Italia

-Instant, Lajme, Të fundit
policia



Një shqiptar i dënuar me 8 vite burg është kapur në Rinas. I arrestuari është Dritan Hyka nga Vlora. Blutë njoftojnë se do të nisin procedurat për të bërë ekstradimin e tij drejt Italisë.

“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, Itali, pasi Gjykata e Milanos e ka dënuar me 8 vjet burgim, për veprat penale “Shfrytëzim prostitucioni”, “Trafik droge”, “Vjedhje banese, në tentativë” dhe “Shkelje e ligjit për migracionin”, parashikuar nga legjislacioni penal i Italisë.

Gjatë vitit 2012, ky shtetas ka shfrytëzuar prostitucionin e një numri të madh femrash shqiptare dhe rumune, në Milano, Itali. Gjithashtu është përfshirë në trafikimin e lëndës narkotike kokainë, ka mbajtur pa leje armë zjarri pistoletë, në ambiente publike. Ai dhe ka tentuar të vjedhë në një apartament, por nuk ka mundur për shkak të ndërhyrjes së Policisë. Në vitin 2009, ka shkelur ligjin për migracionin, pasi nuk ka zbatuar vendimin për të mos hyrë në Itali, për 10 vjet. Në vijim të veprimeve, shtetasi Dritan Hyka (Asimaj) u arrestua me qëllim esktradimin drejt Italisë. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Roma, vijon procedurat për ekstradimin e tij, drejt këtij shteti.”, njofton policia.

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *