• |
ide | kryesore

Nga dhuna ndaj familjarëve te drejtimi i automjetit në gjendje të dehur, 12 të arrestuar në Tiranë

-Instant, Lajme, Të fundit



12 persona janë arrestuar në Tiranë për vepra të ndryshme penale.

Të arrestuarit janë nga mosha 20 vjeç deri në moshën 50 vjeç, ndërsa veprat penale janë, vjedhje, dhunë në familje, drejtim i automjetit nën efektin e alkoolit dhe drejtim i automjetit pa leje drejtimi.

Njofitmi:

Tiranë/Vihen në pranga 12 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Nr. 2 arrestuan shtetasin L. A. (N)., 38 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka vjedhur një aparat celular dhe një çantë, në një dyqan. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se më parë ka vjedhur një tjetër aparat celular, në rrugën “Abdyl Frashëri”.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Nr. 2 ndaluan shtetasin J. K., 20 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka vjedhur produkte të ndryshme, në një dyqan, si dhe ka kryer vepra të turpshme.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Nr. 3 arrestuan shtetasin A. B., 47 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Nr. 5 arrestuan shtetasin H. I., 36 vjeç, banues në Kamzë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Kavajë arrestuan shtetasin E. B., 23 vjeç, banues në Kavajë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:

– Ë. D., 33 vjeç, A. T., 21 vjeç, F. S., 42 vjeç dhe Q. S., 40 vjeç, të katërt banues në Tiranë, pasi u kapën duke drejtuar motomjetet, pa leje drejtimi;

– I. G., 42 vjeç dhe S. Sh., 50 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi u kapën duke drejtuar motomjetet, në gjendje të dehur;

– E. H., 34 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin L. C., 43 vjeç. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *