• |
ide | kryesore

Shënohen mbi 21.000 viktima nga tërmetet në Turqi dhe Siri

-Instant, Lajme, Të fundit
OBSH



Mbi 21.000 persona kanë humbur jetën si pasojë e tërmeteve të fuqishme të 6 shkurtit në Turqi dhe Siri. Ndërkaq, shpresat për të nxjerrë të mbijetuar nga gërmadhat e ndërtesave të rrënuara po zbehen për çdo orë që kalon. Në Turqi, më shumë se 17.674 njerëz kanë humbur jetën dhe mbi 60.000 janë plagosur, sipas Agjencisë së Menaxhimit të Fatkeqësive. Në Siri janë raportuar më shumë se 3.377 viktima.

Tërmeti i parë i 6 shkurtit ishte 7.8 ballësh me epiqendër rreth 26 kilometra nga qyteti Nurdagi dhe rreth 33 kilometra larg qytetit Gaziantep. Po ashtu, gjatë po asaj dite, u regjistrua një tërmet tjetër i fuqishëm prej 7.5 shkallësh të Rihterit.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, vizitoi të mërkurën provincën e Hatait, e cila është goditur rëndë, prej ku banorët kanë kritikuar përpjekjet e qeverisë, duke thënë se ekipet e kërkim-shpëtimit shkuan me vonesë.

Sipas Agjencisë së Menaxhimit të Fatkeqësive, më shumë se 110.000 trupa të ekipeve të shpëtimit po marrin pjesë në operacionet për të shpëtuar sa më shumë jetë, dhe më shumë se 5.500 automjete, përfshirë traktorë, vinça, buldozerë dhe ekskavatorë janë dërguar në zonat e prekura nga tërmetet.



1 Comment

  1. Shqiperia qe duan, i ka derguar Turqise ndihme nje ekip qensh me lalplehun ne krye per kerkim personash nen rrenoja…..!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *