• |
ide | kryesore

“Ti je një mrekulli”/ 3 fëmijë shpëtohen pas 6 ditësh nën rrënoja në Turqi

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
rrënoja



Ekipet e shpëtimit kanë nxjerrë një foshnjë 7-muajshe nga rrënojat e një ndërtese në Hatay, në Turqinë jugore, 139 orë pas tërmetit vdekjeprurës të së hënës. Në një zonë tjetër, sërish në Hatay, një vajzë 12-vjeçare, me emrin Cudie, u shpëtua pasi kishte mbetur e bllokuar nën rrënoja për 147 orë.

Media shtetërore turke raportoi gjithashtu për një 13-vjeçar të shpëtuar në Gaziantep të dielën. Ekipet e shpëtimit iu drejtuan atij me fjalët: “Ti je një mrekulli”. Numri i personave të konfirmuar se kanë vdekur në Turqi dhe Siri është rritur në më shumë se 30 mijë.

A girl on a stretcher
12-vjeçarja Cudie

Siria nuk ka raportuar përditësimin e vdekjeve që nga e premtja, kështu që numri i vërtetë i tyre ka të ngjarë të jetë më i lartë. Shpresat për gjetjen e të mbijetuarve janë pakësuar dhe në terren ka një ndjenjë se misioni i shpëtimit do të përfundojë së shpejti.

Forca Siriane e Mbrojtjes Civile, ose Helmetat e Bardha, e cila operon në zonat e kontrolluara nga rebelët, i tha BBC-së se përpjekjet e grupit të kërkimit po përfundojnë. Megjithatë ende dhjetëra mijëra forca vazhduan kërkimet e tyre gjatë natës në zonat e prekura në Turqi dhe Siri.

Foshnja 7-muajshe, Hamza, u shpëtua të shtunën dhe pamjet nga autoritetet lokale treguan se shpëtimtarët brohoritnin dhe përqafonin njëri-tjetrin. Një video e veçantë nga ministria turke e shëndetësisë tregoi një vajzë të vogël me mbajtëse në qafë që shihte përreth teksa e mbanin me barelë.

Children pulled from buildings six days after collapse
Hamza 7-muajsh

Në pamje shihej një baba dhe vajzë duke u tërhequr nga një ndërtesë në Hatay. “Ai dëshiron dy filxhanë çaj të mirë” – tha një nga shpëtimtarët. Por teksa operacionet e shpëtimit po përfundojnë, fokusi po kthehet tek rimëkëmbja dhe llogaritja e dëmeve.

Mijëra ndërtesa u shembën gjatë tërmetit, duke ngritur pikëpyetje nëse fatkeqësia natyrore u përkeqësua nga gabime njerëzore. Presidenti i Turqisë, Erdogan ka pranuar mangësitë në përgjigjen e strukturave shtetërore, por gjatë një vizite në një zonë fatkeqësie në fillim të javës u duke se ia vuri fajin “fatit të keq”.

“Gjëra të tilla kanë ndodhur gjithmonë. Është pjesë e planeve të fatit” – tha ai. Zyrtarët thonë se kanë lëshuar 113 urdhër-arreste në lidhje me ata që kanë ndërtuar godinat që u shembën teksa 12 persona janë arrestuar.

Ekipet e shpëtimit në Siri kanë kritikuar reagimin ndërkombëtar ndaj katastrofës. “Ata me të drejtë ndihen të braktisur. Kërkojnë ndihma ndërkombëtare që nuk kanë mbërritur,” – tha – një zyrtar i OKB.

Ismail al Abdullah, nga Helmetat e Bardha, i tha BBC se komuniteti ndërkombëtar ka “gjak në duart e tij”. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *