• |
ide | kryesore

Procesi “Khashoggi”/ Një udhërrëfyes për raportin e Ramës me drejtësinë amerikane

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



I përfshirë thelbësisht në dosjen e Washingtonit kundër Charles McGonigal, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama e gjen veten mes një ekuacioni me disa të panjohura, që mund ta çojë përballë drejtësisë amerikane. Mediat më serioze të SHBA citojnë burime të besueshme nga hetimet, sipas të cilave “Charles McGonigal, ka marrë para për të çuar përpara interesat e kryeministrit shqiptar” apo se “McGonigal ishte i zhytur deri në fyt në marrëveshje sekrete me kryeministrin e Shqipërisë”.

Por pavarësisht logjikës që imponon renditja e fakteve në dosje, prokurorët amerikanë nuk kanë ngritur asnjë akuzë për korrupsion ndaj McGonigal dhe nuk e përfshijnë Ramën në ndonjë skemë korrupsioni, që u pasua me hapjen e hetimit ndaj lobistit amerikan Nick Muzin.

Por edhe sikur hetimi të konkludonte me përfshirjen e Edi Ramës në veprime korruptive me Charles McGonigal, drejtësia amerikane nuk mund ta gjykojë kryeministrin e një vendi tjetër. Sepse e drejta ndërkombëtare garanton imunitet për kryeministrin e një vendi tjetër.

I freskët është rasti i Mohhamed bin Salman. Gjykata amerikane u tërhoq përballë Princit të Kurorës së Arabisë Saudite, pikërisht në momentin që ai u emërua kryeministër.

Si nisi gjykimi për Mohammed bin Salman

Majtas, gazetari i ëashington Post, Xhemal Khashoggi, djathtas, Princi i Kurorës Mohammed bin Salman

Pas vrasjes së gazetarit Xhemal Khashoggi në konsullatën saudite në Turqi, e fejuara e tij Hatixhe Çengiz dhe një grup aktivistësh ngritën padi për zbardhjen e çështjes dhe ndëshkimin e urdhëruesve të vrasjes. Më herët agjencitë e inteligjencës amerikane kishte arritur në përfundimin se vrasja e gazetarit kishte të ngjarë të ishte urdhëruar nga Princi i Kurorës, Mohammed bin Salman Saudi.

Hatixhe Cengiz iu drejtua gjykatave amerikane me besimin se nuk kishte sistem tjetër gjyqësor aq të pavarur, sa për të dhënë drejtësi për çështjen në fjalë.

Vetë Princi i Kurorës e kishte mohuar urdhrin për vrasjen e Khashoggit.

Si i shpëtoi drejtësisë amerikane Mohammed Bin Salman

Takimi i presidentit të SHBA, Joe Biden me kryeministrin e Arabise Saudite Mohammed bin Salman

Ndërsa shërbimet sekrete amerikane po hetonin vrasjen e Khashoggit, në Arabinë Saudite ndodhi një lëvizje e papritur. Mohhamed bin Salman u emërua kryeministër në datën 27 Shtator të vitit 2022.

Deri në këtë datë, postin e kryeministrit e kishte mbajtur babai i tij, mbreti Salman bin Abdulaziz Al Saud.

Dekreti mbretëror nuk jepte arsye për emërimin e princit si kryeministër, por agjensia zyrtare e lajmeve njoftoi se mbreti do të vazhdonte të drejtonte mbledhjet e qeverisë.

Dy muaj më pas, në 18 Nëntor të 2022 administrata Biden njoftoi gjykatën amerikane se Mohammed Bin Salman nuk mund të gjykohej më nga drejtësia amerikane për shkak të imunitetit që gëzonte si kryeministër.

Në deklaratën gjyqësore thuhej se promovimi i princit në rolin e kryeministrit nënkuptonte se ai ishte “kreu i qeverisë në detyrë dhe, rrjedhimisht, imun”.

Paralelizmi me gjykimin e Ramës në SHBA

Kryeministri i Shqiperise, Edi Rama me Princin e Kurores, Mohammed bin Salman, foto e vitit 2019

Nga rasti i gjykimit të çështjes “Khashoggi” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kuptohet se një proces gjyqësor ndaj kryeministrit të Shqipërisë atje, është i pamundur. Çdo hap që do të kishte ndërmarrë prokuroria amerikane ndaj Ramës, do të ishte ndërprerë në gjykatë.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, njësoj si kryeministri i Arabisë Saudite Mohammed bin Salman gëzon imunitet në bazë të së drejtës ndërkombëtare.

Ndryshimi është se Mohammed bin Salman qëndron de facto në krye të shtetit me eksportet më të mëdha të naftës në botë, një luks që Shqipëria nuk e ka.

Disa muaj para se gjykata amerikane të tërhiqej, Biden u fotografua duke u takuar me grusht me Princin e Kurorës, megjithëse kishte thënë se do ta shmangte një takim të tillë.

Sinjalet që do të marrë Rama nga Departamenti i Shtetit mbeten për t’u parë.

Megjithatë për këtë çështje Rudina Jasini, studiuese dhe avokate e së Drejtës Penale Ndërkombëtare, Universiteti Oxford është shprehur me parë se gjykimi i Ramës mund të kryhet në një kohë të dytë, kur ai të mos jetë më kryeministër.

“Kjo nuk përjashton përgjegjësi të mundshme të mëvonshme kur ai nuk është më Kryetar Shteti. Është prerogative e Prokurorisë të përcaktojë në bazë të provave, evidencës dhe informacionit të disponueshëm se kush do të jetë subjekt i një aktakuze të ngritur. Kjo nuk do të thotë që individë të përfshirë në këtë “afere” të mos përbëjnë në një moment të mëvonshëm subjekt të mëtejshëm të investigimit” është shprehur Jasini./Lapsi.al



13 Comments

  1. Me pak fjale, logjika Foltoriste dhe e mediave ne sherbim te saj eshte:

    1) Rama eshte fajtor

    ===>

    2) por per per aq sa kohe eshte Kryeminister dhe gezon imunitet ai nuk do gjykohet nga autoritetet amerikane.

    ===>>>

    1) pra Rama eshte fajtor

    Cikel i mbyllur!

    😂😂😂

    1. Ndersa logjika e pallkaristeve ramoviciane eshte qe nuk ka problem se me taksat tona kryeministri ne detyre paguan ke ti teket dhe merr per vete pjesen tjeter, por rendesi ka qe Ramovici te mos denohet nga amerikanet. Por ka edhe dicka tjeter, keta pallkaristet harrojne se pallkarizmi ecen deri ne nje pike, pastaj zhytet ne balte dhe iu del shpirti per gazep.

    2. Ti je nje mashtrus i qelbur.
      Ti je as i zgjuar sa te dish qe konventat nderkombetare pengojne gjykimin e Presitentit dhe Kryeministrit te nje shteti te huaj.
      Nuk po them qe kur te largohet nga detyra do te gjykohet, por aktualisht, per sa kohe eshte Kryeminister i Shqiperise eshte e pa mundur te gjykohet nga drejtesia Amerikane.
      A eshte fajtor Rama apo jo kete nuk na e tregon dot Drejtesia Amerikane ne, te gjithe po i vuajme pasojat e qeverisjes se tije, perfshire edhe ty.

      1. Ke njoft noi komb qe ka firu lirine pa gjak, gjak ore gjak ???!!!

        Vetem kombi shqiptar e pret nga ambasada amerikane

        V K

  2. Derri saudit xhelat qe copetoi per se gjalli gazetarin….
    Dhe derri jevgo-vllaho-grek trafikant ikonash, qe po rrjep dhe mjeron nje komb te tere.
    Skeni pare gje akoma ooooo dele voteshites.

  3. ‘Duam tu vëmë në dijeni se punimet sipas premtimit të udhëheqjes së lartë të Shqipërisë, nuk po nisin akoma…’, kështu thuhej pak a shumë në kontekstin e letrës së ambasadorit rus. Pas kësaj, diplomati rus, me një gjuhë që i shkonte atij dhe që tentonte të shpejtonte punët me Skavicën- sipas bisedës me kryeministrin Berisha- pala shqiptare ka premtuar dhe ka të bëjë me marrëveshje serioze dhe të pacenueshme me Rusinë. Jo pa qëllim, në letër renditen hapat e kryer mes shtetit rus dhe qeverisë shqiptare, të përfaqësuar nga Sali Berisha dhe Ilir Meta. E shkruara ‘zezë mbi të bardhë’, zbulon se Sali Berisha- si kryeministër- është takuar po atë vit, 2012, me presidentin e kompanisë shtetërore ruse të energjisë “Rus Hydro”, Evgeniy Dod, me të cilën ka rënë dakord që Rusia të ndërtojë Skavicën dhe një seri tjetër hidrocentralesh në Shqipëri. Kompania ‘RusHydro’ e kontrolluar nga shteti rus në një takim të mëparshëm kishte marrë dakordësinë e kryeministrit Berisha për të hyrë në tregun shqiptar.

  4. në letër renditen hapat e kryer mes shtetit rus dhe qeverisë shqiptare, të përfaqësuar nga Sali Berisha dhe Ilir Meta. E shkruara ‘zezë mbi të bardhë’, zbulon se Sali Berisha- si kryeministër- është takuar po atë vit, 2012, me presidentin e kompanisë shtetërore ruse të energjisë “Rus Hydro”, Evgeniy Dod, me të cilën ka rënë dakord që Rusia të ndërtojë Skavicën dhe një seri tjetër hidrocentralesh në Shqipëri. Kompania ‘RusHydro’ e kontrolluar nga shteti rus në një takim të mëparshëm kishte marrë dakordësinë e kryeministrit Berisha për të hyrë në tregun shqiptar.

  5. Media amerikane, shkrim për Kokalarin: Ekstremistja e lidhur me ish-kryeminstrin e turpëruar, loboi për të diskretituar Ramën

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *