• |
ide | kryesore

Dyshohet se shembi me tritol hotelin në Sarandë/ Sotir Çabiri mohon autorësinë

-Instant, Lajme, Të fundit



Paraditen e sotme policia arrestoi 36-vjeçarin Sotir Çabirin si autorin e dyshuar të hedhjes në erë të hotel “Bizantit” në qytetin e Sarandës. Sotir Çabiri dyshohet se e ka kryer krimin pasi ishte i motivuar nga konflikti i pronësisë që babai i tij Spiro Çabiri kishte për objektin në fjalë me shtetasin grek Dhimitër Evangjeliu, që prej vitit 2002. Procesi gjyqësor për ndarjen e pronësisë duket se ishte në përfundim. Pjesa më e madhe e hotelit do të kalonte në pronësi të Evangjeliut. Ndaj 36-vjeçari i ka vendosur lëndën plasëse objektit prej 700 metër katrorë.  Çabiri u zbulua nga kamerat e sigurisë pasi ka dalë 3 minuta para shpërthimi nga hoteli. Megjithatë ai vetë ka mohuar akuzat duke mos pranuar autorësinë e krimit. Në dëshminë e tij pas arrestimit, 36-vjeçari ka deklaruar se ishte kthyer në hotel pasi kishte harruar diçka.

“Nuk kam lidhje me shpërthimin. Unë u ktheva në hotel se kisha harruar diçka. Ne do iknim jashtë Shqipërisë”, është shprehur ai teksa është ballafaquar me pamjet e kamerave të sigurisë, ku shihet duke hyrë dhe dalë nga hoteli 3 minuta para ngjarjes. Sakaq, sipas policisë tritoli ishte vendosur në 5 pika në ndërtesë. Kjo tregon edhe vendosmërinë e autorit për ta rrëzuar objektin totalisht. Nga shpërthimi i fuqishëm u dëmtuan 30 objekte pranë hotelit, por fatmirësisht nuk pati persona të lënduar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *