• |
ide | kryesore

Vuçiç dekoron diplomatin amerikan që rrëzoi qeverinë Kurti 1

-Instant, Arkiva, Të fundit



Njeriu që ndikoi në rrëzimin e Albin Kurtit, Richard Grenell, rishfaqet në Ballkan si mik i serbëve. Aleksandër Vuçiç, ka vendosur të dekorojë ish-emisarin special të Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor me “Urdhrin e Flamurit Serb”.

Vuçiç do ti japë diplomatit amerikan medaljen e meritave për “forcimin e bashkëpunimit paqësor dhe marrëdhënieve miqësore ndërmjet Serbisë dhe SHBA-së”, bën me dije media pranë regjimit të Beogradit “Novosti”.

Do të jetë hera e parë që një amerikan nderohet me medalje presidenciale serbe. Para tij, me “Urdhrin e Flamurit Serb” ishin nderuar kryesisht rusë si, Sergei Shoigu, Sergei Lavrov, Vitaly Churkin e të tjerë, ndërsa i fundit ishte lideri i Frontit Demokratik në Malin e Zi, Andrija Mandiç, nenvizon Albanian Post.

Grenell ishte ambasador i SHBA-ve në Gjermani dhe më pas përfaqësues për Ballkanin Perëndimor. Ai u angazhua në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë në kohën kur Albin Kurti udhëhiqte me qeverinë e tij të parë dhe u përfsvi në përmbysjen e sqj me ndihmën e ish presidentit Thaçi dhe ish liderëve të LDK Mustafa e Hoti.

 



5 Comments

      1. Ore si ka mundësi që Amerika, vëndi më i dashur për shqiptarët po i zhgënjen!!! Sidomos ky personazh që dhe Ramën e la takuar.Gja Republikan Trumpist. Republikanët duhet të zgjedhin një tjetër kandidat për president se me këta Trumpista nuk ka gjë në terezi për shqiptarët.Por dhe nga majtistët demokratë jo e jo.

  1. Ky i dekoruari e ka shpallur zyrtarisht te dashurin, si edhe Bernabiç, ndaj dhe ndihet si ne shtepi kur vete ne Serbi…

    Po Evi Kokalari a ishte ne ceremoni???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *